Si ta përdorni shafranin kundër kollës

  • 08 December 2017 - 09:32
Si ta përdorni shafranin kundër kollës

Shafrani është erëz e pranishme në shumë gjellë derisa ofron veti të shumta për shëndetin. Shafrani përmban minerale, vitamina, proteina dhe fibra dietale, që e shndërron në antioksidues, kundër inflamacioneve, kundër kërpudhave dhe lufton kundër kancerit.

 Shafrani me xhenxhefil dhe mjaltë kundër kollës

Nëse kolla shkaktohet nga inflamacionet apo infeksionet virale, shafrani mundet të ndihmojë. Edhe shafrani dhe xhenxhefili përmbajnë substanca kundër baktereve dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve në sistemin respirator. Mjalti zbut fytin e irrituar. Ky kombinim është shumë efektiv në trajtimi e kollës.

Udhëzimet:

1. Shtoni 2–4 lugë xhenxhefil të freskët, pak piper të si të bluar, 2 lugë pluhur shafrani, ½ e gotës mjaltë dhe 1 limon organik.

2. I përzieni mirë.

3. Ruani përzierjen në një enë ku depërton ajri.

4. Vloni një gotë ujë në enë. E lini të ftohet.

5. Shtoni disa lugë të këtij shurupi në ujë, e kur të jetë tretur, e pini.

(Kosova Sot)