Ju pëlqen mishi? Ja si të kënaqeni me të dhe të rregulloni linjat në përsosmëri

  • 09 December 2017 - 08:40
Ju pëlqen mishi? Ja si të kënaqeni me të dhe të rregulloni linjat në përsosmëri

Shpesh bëjmë pyetje se si personalitetet e njohura ia dalin të kenë një dukje aq të bukur apo si po ia dalin të humbin në peshë menjëherë pas lindjes. Përgjigjja është e thjeshtë: dieta me proteina. Proteinat janë përbërësi i preferuar i tryezave të tyre. Edhe ata që kanë provuar dieta të ndryshme, e pranojnë se ju ka ndihmuar vetëm ajo me proteina.

PËRSE PROTEINAT JANË TË RËNDËSISHME PËR MBAJTJEN E DIETËS

Pos ujit, proteinat janë molekulat më të përhapura në trup. Proteinat janë pothuajse gjithkund, në të gjitha qelizat në trup, sidomos në muskuj. Kjo përfshin edhe organet tjera, flokun dhe lëkurën. Pos kësaj, proteinat e rregullojnë edhe metabolizmin, e forcojnë sistemin imun dhe funksionet tjera. Krejt në fund, proteinat janë të domosdoshme për ndërtimin e qelizave të gjakut. Peshqit si salmoni, sardelja, tuna, janë burime të mira për proteina. Përparësi është se pos proteinave, përmbajnë edhe shumë aminoacide që ofrojnë ndihmë nga sëmundjet e zemrës dhe pikës në tru. Edhe proteinat nga bimë përmbajnë aminoacide, por asnjë burim bimor nuk i përmban të gjitha aminoacidet. Personave të rritur ju nevojiten rreth 0,9 gramë proteina për kilogramë në ditë.

ME DIETËN ME PROTEINA DERI TE LINJAT VITALE

Si ju ndihmojnë proteinat të humbni në peshë? Për të humbur në peshë duhet të konsumoni sasi të mjaftueshme të proteinave në ushqimin e përditshëm. Proteinat ndikojnë si stabilizator i sheqerit në gjak kur konsumohen me karbohidratet. Disa metoda dallojnë, por shumica e tyre përjashtojnë sheqerin dhe karbohidratet dhe kufizojnë yndyrat. Rezultati: Për një afat pre dy javë me kalim në dietën me proteina, do të vëreni dallimet në trup. Jo vetëm se do të humbni në peshë, por nëse ushtroni do të keni edhe muskuj të theksuar dhe do të jeni plot energji. Dieta pesëditëshe me proteina E HËNË: Kafjalli: kos me zero për qind yndyrë, bukë të thekur, vezë të zier; Dreka: mish pule nga skara, sallatë, një pjesë bukë integrale; Darka: 'shake' nga pemët me kikirikë ose fëstëkë. E MARTË: Kafjalli: sandviç nga gjoksi i pulës, pemë; Dreka: fasule të zier ose bizele me një pjesë mish gjeldeti nga skara; Darka: vezë të zier, pak djathë. E MËRKURË: Kafjalli: byrek me mish gjedhi me jogurt ose qumësht; Dreka: peshk në tym, sallatë dhe pak shalqi; Darka: kërpudha të pjekura, lëng të shtrydhur nga portokalli. E ENJTE: Kafjalli: një copë mish gjethi të thatë me kos. Dreka: supë me lente, mish pule, sallatë. Darka: pemë ose fara. E PREMTE: Kafjalli: file peshku, bukë të thekur, një gotë lëng të shtrydhur nga pemët sezonale. Dreka: perime të ziera, një pjesë mish të kuq dhe sallatë me vaj ulliri. Darka: arra të pishave të papërpunuara. 

(Kosova Sot)