Përparësitë shëndetësore të arrave

  • 31 July 2015 - 17:05
Përparësitë shëndetësore të arrave

Arrat janë shumë të shëndetshme. Përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, janë përplot me antioksidues dhe posedojnë përbërës kundër infeksioneve. Janë një zamër e shkëlqyeshme dhe janë një zëvendësim i mirë për të gjitha ushqimet e dëmshme të grimcuara. Nëse arrat nuk i hani shpesh, ju sjellim disa arsye pse do të duhej ta bëni sa më shpesh një gjë të tillë dhe t’i kyçni në menynë tuaj.

Arrat janë të pasura me metatoninë, e cila ndihmon që të flini më shpejtë, prandaj e rregullon gjumin. Nëse keni probleme me gjumin, çdo ditë hani nga një grusht me arra.
Nëse dëshironi të humbni në peshë, arrat janë zgjidhja e duhur. Yndyrat që janë të pranishme te arrat janë shumë të shëndetshme, e po ashtu arrat janë të pasura me proteina dhe fibra, që për një kohë më të gjatë ju mbajnë të ngopur.
Arrat janë të pasura me aminoacidet omega-3, të cilat i mbrojnë qelizat nga radikalët e lirë.  
Arrat janë të shëndetshme edhe për bukurinë, sepse aminoacidet omega 3 forcojnë flokët, ndërsa tenin e bëjnë më të ndritshëm. Mbrojnë trupin nga ekzema, psoriaza, astma dhe artriti  reumatoid. Arrat edhe ulin kolesterolin dhe ndihmojnë në forcimin e zemrës.

(Kosova Sot)