Dardha e egër përmirëson shikimin, marramendjet, por ndihmon edhe te impotenca

  • 10 December 2017 - 08:10
Dardha e egër përmirëson shikimin, marramendjet, por ndihmon edhe te impotenca

Dardha e vogël e egër (lat. Mespilus germanica) apo mushmolla, është shumë e shëndetshme. Prej saj përgatitet marmelatë, liker dhe raki. Ekspertët e mjekësisë popullore pohojnë se përmirëson shikimin, e forcojnë mëlçinë dhe veshkat, përmirësojnë pasqyrën e gjakut, heqin dhimbjen nga gjunjët dhe shpina. Sugjerohen edhe te marramendjet, diarreja, infeksionet në sipërfaqen e gojës, madje edhe te impotenca. Marrë parasysh se fryti i saj e tkurrë lëkurën, mund të përdoren edhe kundër gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve dhe parandalon aftet në gotë. Po ashtu, nxit punën e gjëndrave te mushkëritë, prandaj edhe ju sugjerohet më shumë personave të moshuar. Përmban shumë përbërës që e ndihmojnë shëndetin, përfshirë këtu edhe taninë, vitamina C, pektinë, rrëshirë, acide të mollës e limonit. Po ashtu, edhe farat janë të shëndetshme, mbahen në ujë, e gjatë kësaj kohe lirohen përbërës shërues. Kjo kompresë përdoret kundër lëndimeve të lëkurës. Çaji nga mushmolla përgatitet, nga një lugë mushmolla të imtësuara dhe dy decilitra ujë. I mbuloni dhe lini për një orë. Gjatë ditës pini 2 gota.

(Kosova Sot)