Për këtë “bombë” antivirusale ju nevojiten tre përbërës

  • 31 July 2015 - 18:24
Për këtë “bombë” antivirusale ju nevojiten tre përbërës

Vjen një periudhë e vitit kur më shumë duhet të kujdesemi për sistemin imun, e një përzierje me tre përbërës mund të na ndihmojë ta arrijmë këtë. Organizmi në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit është i prirë të preket nga viruse dhe ftohje, por mu për këtë arsye, në vijim ju paraqesim përzierjen me tre përbërës që ju ndihmon ta parandaloni ftohjen dhe viruset.

Për përgatitjen e kësaj ‘bombe’ antivirusale nevojiten:

- 2 limonë të vegjël me gjithë lëvore

- mjaltë natyral, sipas dëshirës rreth 200 ml

- 1 rrënjë të mesme për nga madhësia e xhenxhefilit

- 1 kavanoz 0,5 l

Përgatitja:

Limonët i pastroni, xhenxhefilin e qëroni. E copëtoni në pjesë të imëta. E vendosni në blender. Më pas shtoni mjaltin, dhe përzieni. Masën e fituar nga kjo përzierje e vendosni në kavanozin e pastër dhe e mbuloni dhe e mbyllnim kapak. E ruani në frigorifer.

Konsumimi:

Mund të merrni nga një lugë në ditë, e po ashtu edhe fëmijët nga një lugë. Po ashtu, mund t’ia shtoni çajit por edhe pijeve tjera të ngrohta. (Kosova Sot)