Qepa ruan shëndetin tuaj

  • 11 December 2017 - 13:43
Qepa ruan shëndetin tuaj

Pa qepën kuzhina nuk ka kuptim. Kjo bimë, përveçse përmirëson shijen e shumë gjellëve ka edhe qindra veti shëruese. Sllovenët e vjetër e kanë quajtur "ilaçi për shtatë sëmundje", e në fitoterapinë moderne theksohet me 15 veti shëruese, që përdoren për dyshim më shumë sëmundje. Përmban rreth 150 përbërës të dobishëm, e aromën karakteristike ia dhurojnë vajrat eterike dhe acidet organike. Përmban edhe një sasi të madhe me provitamina A, vitamina C dhe vitamina të grupit B, si dhe mineralet kalium, natrium, kalcium, magnez dhe hekur. Në sasi të konsiderueshme përmban edhe jod, fosfor dhe squfur derisa qepa u preferohet edhe personave që vuajnë nga diabeti. Përmirëson punën e zemrës, sepse forcon qarkullimin e gjakut përmes enëve të gjakut, duke shtuar me këtë rast edhe kolesterolin e mirë. Po ashtu, qepa ul shtypjen e lartë të gjakut, ndihmon në rigjallërimin e qelizave të gjakut dhe përdoret te format e ulëta të anemisë. Ndikon mirë edhe në organet e frymëmarrjes, njihet edhe si ilaç popullor kundër ftohjeve, qoftë në formë të shurupit qoftë në formë të kompresave.

(Kosova Sot)