3 erëza aromatike që ia vlen t'ia shtoni çajit ose kafesë për humbje në peshë

  • 11 December 2017 - 18:28
3 erëza aromatike që ia vlen t'ia shtoni çajit ose kafesë për humbje në peshë

Erëzat që janë të zakonshme për ne kanë veti çudibërëse dhe ndihmojnë në aktivizimin e proceseve të tretjes. Për ta bërë këtë, duhet t'i shtoni në pijet tuaja të preferuara.

KANELLA

Shkencëtarët nga universiteti në Miçigen kanë ardhur në përfundim se kanella ndihmon në humbjen në peshë. Të gjitha këto i arrin falë vajrave esenciale që i përmban kjo erëz. Kjo erëz përshpejton metabolizmin dhe nxit shkrirjen e dhjamit të tepërt. Më e thjeshta që mund të bëni është ta shtoni kanellën në kafenë tuaj.

XHENXHEFILI

Është dëshmuar se xhenxhefili e zvogëlon oreksin, përmirëson proceset metabolike të trupit e po ashtu e promovon edhe hedhjen e helmeve. Për ta aktivizuar punën e xhenxhefilit, shtojeni në çajin e gjelbër. Kjo pije përmban kafeinë, vitamina C dhe acide limoni. Duke shtuar xhenxhefilin siguroni imunitet të fortë dhe figurë vitale.

KARAFILI

Karafili konsiderohet si burim për vitamina: përmban vitaminat A, C, E, K, vitamina B, e pos tyre edhe shumë mikroelemente përfshirë edhe selenin që ngadalëson procesin e plakjes. Kjo erëz jo vetëm se përmirëson procesin e tretjes, por ndikon edhe kundër depresionit dimëror.

(Kosova Sot)