Nëse nuk e keni ditur, këto janë ushqimet më të shëndetshme për sistem të fortë imun

  • 12 December 2017 - 08:36
Nëse nuk e keni ditur, këto janë ushqimet më të shëndetshme për sistem të fortë imun

Jeta e shëndetshme fillon shumë thjesht, nga ajo që konsumojmë. Ju nevojitet ushqim i fortë për sistem të fortë imun, e këto ushqime janë të duhurat për të forcuar imunitetin.

FARAT E LULEDIELLIT

Image

 Adhurues të ushqimeve të grimcuara, kini vëmendjen. Nëse vërtet ju pëlqen të grimconi diçka, hiqni dorë nga çipsat dhe përcaktohuni për farat e lulediellit. Janë plot me magnez, fosfor dhe vitamina B6 e vitamina E, e janë të domosdoshme për funksionim të sistemit imun. Të shijshme janë me kripë, por mos e teproni me kripën.

HUDHRA

Image

Sikur që dëgjoni se duhet të merrni vitamina C nëse jeni sëmurë, kjo është këshilla që duhet të ndiqni që të hani hudhër kur të fillojë sezoni i ftohjeve. Kjo është e saktë, hudhra është ushqim i shkëlqyeshëm për sistemin imun. Hudhra nuk është diçka që nuk mund ta keni, prandaj duhet ta përfshini në menynë tuaj për ta forcuar sistemin imun.

 MJALTI

Image

Nëse jeni adhurues i ëmbëlsirave, atëherë me gjasë shtroni pyetjen nëse ka ushqim të ëmbël që e forcon sistemin imun. Po, është dëshmuar se ka - mjalti i mirë i vjetër. Pothuajse nuk ka gjë më të ëmbël dhe më të fortë sesa që është mjalti për imunitet. Është i pasur me antioskdiues, ndikon kundër një spektri të gjerë bakteresh, kërpudhave! Çdo mëngjes hani nga një lugë mjaltë, do të mbusheni me energji.

SPINAQI

Image

Spinaqi, por edhe perimet e tjera të gjelbra në përgjithësi, janë ushqimi i duhur për imunitet, sepse janë të pasura me antioksidues. Me konsumimin e tyre, trupi ju reziston më shumë viruseve dhe infeksioneve. Spinaqin mund ta hani të freskët, por nutricistët sugjerojnë që të zihet pak. Atëherë liron shumë vitamina A, që është antioksidues i fuqishëm, por posedon edhe materie, vitamina dhe minerale të tjera.

 SUPË PULE

Image

 Nëse jeni adhurues i supës vendore të pulës, por nuk e përgatisni sepse ka të gatshme, atëherë e keni gabim. Në fakt, supa e vërtetë vendore është ushqimi i shkëlqyeshëm për forcimin e imunitetit. Jo vetëm se zvogëlon simptomat e ftohjes, por edhe është preventivë e shkëlqyeshme. Përmban xhelatinë, që është hatashme për nyja dhe sistemin e eshtrave. Po ashtu, kjo supë përmban shumë vitamina B6.

PANXHARI

Image

A keni dëgjuar për përparësitë e panxharit kur në pyetje është forcimi i sistemit imun? Sidomos popullor është edhe lëngu nga panxhari. Kjo perime është e pasur me vitamina C, B1, B2 dhe B12. Kur mineralet janë në pyetje, në panxhar i hasim pothuajse që të gjitha llojet. Ngjyra e kuqe nuk është për zbukurim, vjen nga antocianina, që është e pranishme edhe te boronicat dhe te rrushi i zi, ndikon shkëlqyeshëm në punën e zemrës dhe enëve të gjakut, parandalon aneminë dhe ndikon kundër kancerit.

(Kosova Sot)