ME DIETËN ME UJË HIQNI KILOGRAMËT E TEPËRT

  • 12 December 2017 - 13:06
ME DIETËN ME UJË HIQNI KILOGRAMËT E TEPËRT

Nëse dëshironi t'i hiqni qafe helmet që me kalimin e kohës janë grumbulluar në trup dhe njëkohë- sisht të humbni disa nga kilogramët shtesë, ju sugjerojmë dietën që pos tjerash sugjeron edhe konsumim të shtuar të ujit, nuk lodh dhe nuk plogështon. Për kafjall dhe darkë lejohen vetëm pemë, e gjatë ditës jashtë shujtave duhet të pini tetë gota ujë mineral. Shmangni ushqimin e njelmët. Dreka si shujta kryesore përbëhet nga mishi (pa yndyrë dhe erëza) dhe peshk në skarë, në avull ose në ujë. Sugjerohet edhe ushqimi i gatuar në ujë, sidomos primet, e edhe mishit ta përgatisni në ujë. Shmangni prodhimet e thata të mishit, mishin nga konservat dhe djathin e yndyrshëm.

(Kosova Sot)