Bima që shëron edhe kancerin e vezoreve

  • 13 December 2017 - 09:10
Bima që shëron edhe kancerin e vezoreve

Studimet e fundit kanë dëshmuar se boronicat e kuqe janë preventivë në luftën kundër infeksioneve urinare, porse ndikojnë pozitivisht edhe te sëmundjet kardiovaskulare. Boronicat e kuqe mund t'i konsumoni të papërpunuara, të thata, si shtesë në gjellë apo të pini çaj nga boronicat e kuqe. Njihen për faktin se përmbajnë antioksidues, që ndikojnë pozitivisht në funksionimin e sistemit imun. Mirëpo, studimet më të fundit tregojnë në faktin se boronica e kuqe ndikon edhe në shërimin e sëmundjeve të tjera, si: shërimin e kancerit të vezoreve. Me rastin e shërimit të kancerit të vezoreve shpesh vjen deri te zhvillimi i rezistencës në ilaçet e zakonshme që shkakton përdorimin e dozave gjithnjë e më të fortë e kështu shtohet rreziku për dëmtimin e sistemit nervor dhe punën e veshkave. Shkencëtarët theksojnë se në këtë studim kanë përdorur ekstraktet e boronicave të kuqe. Të gjeturat kanë treguar se kishte ndikuar pozitivisht që gota e parë e konsumuar e lëngut të boronicave të kuqe. Antioksiduesit e llojit A, që i hasim vetëm te boronicat e kuqe, lidhen për proteinat në qeliza të tumorit dhe e bllokojnë rritjen e tyre derisa njëkohësisht shtojnë veprimin e kimioterapisë.

(Kosova Sot)