Dhimbjet në këmbë, shenjë paralajmëruese për problemet serioze

  • 01 August 2015 - 08:23
Dhimbjet në këmbë, shenjë paralajmëruese për problemet serioze

Shumica njerëzve mendon se dhimbjet në gjoks janë të vetmet dhimbje të rrezikshme për shëndetin. Por, edhe dhimbjet në këmbë, madje edhe nëse nuk janë të forta, mund të përfundojnë keq. Kontrolloni nëse keni një “bombë me sahat” në vena dhe në arterie.

  Nëse ju mundojnë ngërçet e befasishme të muskujve dhe duke ecur ato përkeqësohen, nëse dhimbja nuk kalon derisa ju uleni, e që kurrë nuk shfaqet kur ju jeni të qetë, atëherë mos e injoroni dhimbjen. Ngërçet e tilla mund të jenë shenjë sëmundjeve vaskulare, infeksioneve dhe dobësimit të venave që shkaktohet si pasojë e grumbullimit të tepërt të yndyrave në enët e gjakut.

Dhimbjet në këmbë, apo injorimi i kësaj dhimbje mundet të shkaktojë sulmin në zemër dhe atë në tru. Në disa raste sëmundja e arterieve periferike mund të shkaktojë gangrenën dhe amputimin e disa pjesëve. 

(Kosova Sot)