Shpëtimi për diabetikët: E quajnë bima e shekullit 21

  • 01 August 2015 - 08:29
Shpëtimi për diabetikët: E quajnë bima e shekullit 21

Nëse flasim për perimet e shëndetshme, të paktë janë ata njerëz që kanë dëgjuar për artiçokun e Jerusalemit. Por, tashmë kjo perime haset pothuajse gjithkund nëpër tregjet tona. Është shumë e ngjashme me pataten dhe është shumë shëruese kur të përdoret në ushqim. Madje, e quajnë edhe ushqimi i shekullit 21.

 Në lëvoren e saj, për dallim nga patatja, nuk ka niseshte. Pos faktin se nuk përmban niseshte, duhet ditur se është e pasur me inulinë, prandaj në ushqim e përdorin tërmekur nga sëmundja e sheqerit, përkatësisht diabeti si dhe personat që kanë probleme me mbipeshën.

Si ushqim, njerëzit mund ta përdorin ashtu të freskët, të bluar dhe erëz për sallatat, që mund të shtohet sikurse secila perime tjetër. Mund të përdoret edhe si e zier dhe e pjekur. Në formën e miellit përdoret për gatimin e bukës.

Personat që vuajnë nga diabeti, artiçokun e Jerusalemit mund ta përdorin në sasi të pakufizuar, pasi që ul nivelin e sheqerit në gjak. Sikurse edhe patatja, ajo është e pasur me kalium, proteina, hekur, vitamina C, acid folik. (Kosova Sot)