6 PIJET MË TË MIRA PËR PASTRIM DHE SHKRIRJE TË KALORIVE

  • 13 December 2017 - 19:17
6 PIJET MË TË MIRA PËR PASTRIM DHE SHKRIRJE TË KALORIVE

Dietat e vështira kurrsesi nuk janë të shëndetshme. Nëse vërtet mendoni se keni problem me kilogramët shtesë, atëherë ju sjellim listën e pijeve më të mira natyrale që ju ndihmojnë të hiqni qafe shtresat e padëshiruara dhjamore.

UJI

Image

Sipas një studimit amerikan, vetëm dy gota ujë para shujtave do t'ju ndihmojnë që më lehtë të humbni në peshë. Pyeteni si? Uji ju ngop mjaftueshëm, kështu që nuk do të mund ta teproni me ushqimin. Të gjithë ata që kanë përdorur këtë teknikë, kanë humbur më shumë kalori dhe kilogramë sesa ata që nuk e kanë përdorur këtë teknikë.

ÇAJI I GJELBËR

Image

Çaji i gjelbër është arma më e mirë në luftën kundër shtresave dhjamore. Çaji i gjelbër është i pasur me katehinë, që është antioksidues natyral, e ndikimi i dobishëm i tij është dëshmuar edhe përmes studimeve të ndryshme. Ky super përbërës është dëshmuar se e përshpejton metabolizmin, shton shkrirjen e kalorive dhe shkrin shtresat dhjamore.

KAFEJA

Image

Kafeina e zvogëlon oreksin, e përshpejton metabolizmin dhe ajo që është edhe më e rëndësishme është se ofron energji. Do të jeni më aktivë dhe më shpejt do të humbni në peshë. Studimet kanë treguar një të dhënë shumë interesante, njerëzit që para ushtrimeve pinë kafenë, janë në gjendje që të ushtrojnë më gjatë dhe më fortë.

LËNGJET E PERIMEVE

Image

Perimet posedojnë sasi të lartë të fibrave, të cilat ndikojnë që të jemi më të ngopur. Po ashtu, janë shumë të pasura me kalium, përbërës kyç në kontrollimin e mbipeshës. Sugjerohet që të përcaktoheni për lëngun e perimeve me përmbajtje të ulët të natriumit, marrë parasysh se sasia e tepërt e kripës mund të shkaktojë fryrje në stomak.

ÇAJI NGA XHENXHEFILI

Image

Është dëshmuar se kjo bimë pikante është shumë e shëndetshme për muskujt e barkut. Një studim nga universiteti "Columbia" tregon se çaji nga xhenxhefili ul oreksin. Receta është shumë e thjeshtë, në një gotë ujë të vluar shtoni një të katërtën e xhenxhefilit të thatë dhe kjo është pija e përsosur për linjë të përsosur.

HIRRA

Image

Hirra, pos se është e shkëlqyeshme për rigjallërimin e mëlçisë, ndihmon edhe në shkrirjen e shtresave dhjamore. Një gotë hirrë përmban po aq proteina sa hasim edhe në mish, por nuk përmban karbohidrate dhe yndyrë. Prandaj, nuk është keq që kohë pas kohe të pini një gotë të kësaj pijes së shëndetshme, sepse ndikon mirë në organizmin tuaj. 

(Kosova Sot)