Lëngjet më të shëndetshme për zemër

  • 14 December 2017 - 09:14
Lëngjet më të shëndetshme për zemër

Sëmundjet e zemrës shpesh shkaktojnë vdekjen, e rëndësi paraqet parandalimi i tyre, e këtë mund ta bëni duke konsumuar këto lëngje. KAFEJA Ndoshta do të befasoheni me faktin se ka efekt antioksidues më të madh se çaji dhe kakao. Mirëpo, bëhet fjalë për konsumimin e moderuar të kafesë, sepse si e tillë ndikon pozitivisht në zemër dhe në uljen e sëmundjeve kardiovaskulare. Studimet tregojnë se femrat që kishin konsumuar dy gota kafe në ditë për 20 për qind janë më pak të rrezikuara nga sulmi në tru në krahasim me ato që nuk e konsumojnë.

LËNGU I SHEGËS DHE ÇAJI I KAÇES

Shega ka efekt të fortë prej antioksiduesi. Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i lëngut të shegës apo edhe çajit të kaçes mund ta mbrojnë zemrën dhe të ulin nivelin e kolesterolit.

ÇAJI I ZI

Çaji i zi përmban antioksidues që e përmirësojnë shëndetin e zemrës. Është vërtetuar se konsumimi i çajit të zi ul nivelin e kolesterolit dhe përmirëson funksionimin e enëve të gjakut, ul rrezikun për sulm në zemër dhe në tru.

(Kosova Sot)