EDHE MJEKËT E PRANOJNË KËTË FAKT: PARANDALON SULMIN NË ZEMËR DHE NË TRU, UL KOLESTEROLIN DHE E FORCON IMUNITETIN

  • 14 December 2017 - 14:45
EDHE MJEKËT E PRANOJNË KËTË FAKT: PARANDALON SULMIN NË ZEMËR DHE NË TRU, UL KOLESTEROLIN DHE E FORCON IMUNITETIN

Shkencëtarët, mjekët dhe fytyra të tjera të njohura për mjekësinë në disa raste kanë vërtetuar dobitë e konsumimit të rregullt të mjaltit në kombinim me kanellë, si armë e fortë kundër shumë sëmundjeve. Për më shumë se 4.000 vjet, mjalti përdoret si ilaç tradicional për secilën sëmundje. Këto janë disa nga kombinimet e këtyre përbërësve natyralë në shërimin e disa sëmundjeve

ULJA E KOLESTEROLIT

Nëse i shtoni dy lugë mjaltë dhe tri lugë kanellë në një gotë të madhe me çaj, konsumimi i kësaj përzierjes do të nxitë uljen e kolesterolit për 10 për qind për një afat kohor prej dy orëve.

SËMUNDJET KARDIOVASKULARE

Në mëngjes, në vend të marmelatës apo xhemit, hidhni pak mjaltë dhe kanellë në një rriskë bukë. Nëse rregullisht e konsumoni këtë përzierje, ju ndihmon ta ulni kolesterolin në gjak dhe të parandaloni mundësinë për t'u prekur nga sulmi në zemër.

KUNDËR ARTRITIT

Në një gotë ujë të vluar, përzieni dy lugë të supës mjaltë dhe një lugë kanellë. E pini këtë lëng në mëngjes dhe në mbrëmje. Me përdorimin e rregullt, kjo pije ndihmon në shërimin e artritit kronik.

KUNDËR INFEKSIONIT TË FSHIKËZËS SË TËMTHIT

Nëse vuani nga ndonjë infeksion i fshikëzës së tëmthit, mund ta përdorni përzierjen më lart të përmendur, por kësaj radhe ndryshoni sasinë e mjaltit dhe kanellës. Në gotën me ujë të vluar, aplikoni dy lugë kanellë dhe një lugë të madhe mjaltë.

KUNDËR FTOHJES

Nëse keni probleme me ftohjet e shpeshta, përgatitni përzierjen nga një lugë mjaltë dhe një të katërtën e lugës kanellë. Kjo shprehi ju ndihmon në shërimin e ftohjeve, kollës kronike dhe zhbllokon sinuset.

PËR SISTEM TË FORTË IMUN

Është mirë që për çdo ditë t'i konsumoni këto dy ushqime. Gjithçka që është natyrale e mbron trupin nga viruset dhe nga bakteret.

(Kosova Sot)