Lamtumirë dhimbjeve në shpinë dhe në nyja me këtë recetë

  • 14 December 2017 - 23:17
Lamtumirë dhimbjeve në shpinë dhe në nyja me këtë recetë

Nëse keni probleme me dhimbjet në shpinë dhe nyja, por edhe me vena të zgjeruara, kjo është receta e duhur për juve.

• Pastroni 300-400 gr thelpinj të hudhrës dhe i preni imët.

• I vendosni në kavanoz dhe ia derdhni sipër një litër vaj bimor të rafinuar (ulliri, luledielli).

• E mbyllni me kapak dhe e lini që të qëndrojë në një vend të errët në temperaturë të dhomës për dy javë.

• Për çdo ditë e përzieni përmbajtjen e kavanozit.

• Në fund do të fitoni vajin e hudhrës që duhet ta procedoni nëpër 3-4 shtresa të garzës ose dy herë duke e kulluar në mjet të plastikës.

Përdorimi: -

• Vajin e aplikoni nëpër vendet me dhimbje, për shembull në pjesën e poshtme të shpinës te osteokondroza, dhimbjet në shpinë ose në nyjat me dhimbje në duar dhe këmbë te artroza.

• Pjesën e trajtuar e mbuloni me folie prej alumini, e mbështillni mirë dhe e lini të veprojë gjatë natës.

APLIKIMI TE VENAT E ZGJERUARA:

Vaji i hudhrës aplikohet me butësi në venat e zgjeruara, lidhet me fashë. Tretmani bëhet në mbrëmje dhe lihet të veprojë gjatë natës. Në mëngjes i pastroni këmbët. 

(Kosova Sot)