Lehtësoni dhimbjet në gjunjë me këtë tretman mjekësor lehtë të përgatitur në kuzhinën tuaj

  • 17 December 2017 - 21:03
Lehtësoni dhimbjet në gjunjë me këtë tretman mjekësor lehtë të përgatitur në kuzhinën tuaj

Ë njtjet dhe dhimbjet në gjunjë mund të jenë rezultat i lodhjes së tepërt, praktikave dhe shprehive të dëmshme, apo edhe si pasojë e ndonjë lëndimi. Kjo përzierje me vaj dhe kripë himalaje kombinon vetitë shëruese të dy përbërësve. Si rezultat i kombinimi të tyre fitojmë këtë produkt ideal për lehtësimin e dhimbjeve në gjunjë. Megjithëse ka edhe ilaçe konvencionale, është fat i mirë që ekzistojnë edhe ilaçet natyrale si ky, që nuk e ka asnjë efekt të dëmshëm anësor.

PËRBËRËSIT PËR LEHTËSIMIN E DHIMBJEVE NË GJUNJË

Kombinimi mjekësor për të lehtësuar dhimbjet e gjunjëve dhe inflamacionet është e thjeshtë. Është një kombinim nga vaji i ullirit dhe kripës së himalajeve. Përbërësit kanë efekt kundër inflamacioneve derisa e promovojnë qarkullimin e mirë të gjakut.

VETITË SHËRUESE TË VAJIT TË ULLIRIT

Vaji i ullirit është yndyrë shumë e shëndetshme. Posedon nutriente të larta esenciale dhe veti shëruese, e përbërësit e vet veprojnë si relaksues për muskujt. Prandaj, vaji i ullirit është ideal për të reduktuar inflamacionet dhe gjendjet tjera. Po ashtu, vaji i ullirit është ideal kundër dhimbjeve të kokës, si dhe problemeve tjera që vijnë si pasojë e nivelit të lartë të inflamacioneve. Po ashtu, ajo që është më me rëndësi është se nga përbërësit e vajit të ullirit përfiton lëkura, ulet niveli i veprimeve negative të radikaleve të lira dhe natyrisht, lehtëson dhimbjen e gjunjëve.

VETITË SHËRUESE TË KRIPËS SË HIMALAJEVE

Kripa e himalajeve është shndërruar në produkt të rëndësishëm terapeutik. Është ideal për të reduktuar dhimbjet në gjunjë, muskuj dhe nyja. Përmban minerale esenciale, si sodium dhe magnez. Këto minerale veprojnë si relaksues të fuqishëm. Po ashtu, konsumimi i kripës së himalajeve përmirëson aktivitetin e enzimave.

PËRBËRËSIT PËR TA PËRGATITUR ILAÇIN

1 gotë vaj ulliri (200 gramë); 1 gotë kripë të himalajeve (120 gramë); Një kavanoz me kapak; Lugë të drunjtë. Përgatitja: Derdhni vajin e ullirit në kavanozin me kapak dhe aty shtoni edhe sasinë me kripë të himalajeve. I përzieni mirë përbërësit me lugën e drunjtë dhe, pasi që përfundimisht të janë bashkuar, e mbyllni mirë kapakun e kavanozit. Kavanozin e vendosni në një vend të thatë, të ftohtë e pa dritë dhe e lini të qëndrojë për së paku tetë ditë.

SI TA PËRDORNI:

Merrni një sasi të konsiderueshme të ilaçit dhe e lyeni hapësirën e vendit të trupit ku ndjeni dhimbje. Performoni një masazh të butë për tre apo pesë minuta dhe pushoni më pas. Lejoni përbërësit të veprojnë për rreth njëzet minuta e më pas e shpëlani me ujë të fotot. Përsëriteni aplikimin sa herë të ndjeni dhimbje. Si mas parandaluese mund ta aplikoni deri në tre herë brenda javës.  

(Kosova Sot)