Uleni nivelin e kolesterolit në mënyrë krejt natyrale - Shëndetësia - Kosova Sot
Uleni nivelin e kolesterolit në mënyrë krejt natyrale

Uleni nivelin e kolesterolit në mënyrë krejt natyrale

Ilaçet natyrale kanë për qëllim kontrollimin e nivelit të kolesterolit, ulin shtypjen e gjakut dhe ta përmirësojnë shëndetin e zemrës. MURRIZI Kokkrrat e murrizit, gjethet dhe lulet e tij janë shumë të dobishme për shërimin e sëmundjeve të zemrës që nga kohërat antike. Hulumtimet kanë treguar se murrizi është efikas për pakësimin e kolesterolit dhe për të pasur zemër të shëndetshme. LIRI Farat e lirit si dhe vaji i lirit përmbajnë nivel të lartë me aminoacidet "ALA". Aminoacidet ndihmojnë në uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës. Studimet tregojnë se preparatet me farat e lirit dhe me vajin e lirit mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit, sidomos te personat me nivel të lartë të tij dhe te fermat në postmenopauzë. HUDHRA Hudhra me vite përdoret si përbërës në kuzhinë dhe si ilaç natyral. Mund të konsumohet në formë të papërpunuar dhe termike. E hasim edhe në preparatet si tabletë dhe pilulë. Studimet dëshmojnë se hudhra ul shtypjen e lartë të gjakut, nivelin e kolesterolit në gjak.

(Kosova Sot)

16 orë e 29 minuta më parë
19/10/18