LAMTUMIRË YNDYRAVE NGA STOMAKU: MUND TË HIQNI DHJAMIN PËR 10 DITË - Shëndetësia - Kosova Sot
LAMTUMIRĖ YNDYRAVE NGA STOMAKU: MUND TĖ HIQNI DHJAMIN PĖR 10 DITĖ

LAMTUMIRĖ YNDYRAVE NGA STOMAKU: MUND TĖ HIQNI DHJAMIN PĖR 10 DITĖ

Është e qartë se gjithnjë e më shumë njerëz të moshës së mesme kanë tendencë të shtimit të dhjamit në peshën e përgjithshme trupore, dhe po kjo theksohet më shumë te femrat. Po ashtu, në masë të madhe yndyrat e tilla grumbullohen rreth stomakut

YNDYRË E BARKUT APO E ORGANEVE TË BRENDSHME

Yndyra e barkut apo e organeve të brendshme ka rëndësi kur në pyetje është shëndeti dhe është më shumë se sa indi dhjamor nën lëkurë. Indi yndyror i organeve të brendshme qëndron jashtë sipërfaqes së barkut i vendosur midis organeve të brendshme. Kjo gjendje lidhet me çrregullimin metabolik. Te femrat ndërlidhet me kancerin e gjirit.

FORMA E MOLLËS - ALARM PËR SHËNDETIN

Yndyra e grumbulluar në pjesën e poshtme të barkut është ind dhjamor nën lëkurë, derisa yndyra në hapësirën e stomakut (forma e mollës) është indi yndyror i organeve të brendshme. Se ku do të përfundojnë yndyrat ndikojnë disa faktorë, përfshirë trashëgiminë. Ekspertët pajtohen se yndyra në organet e brendshme është shumë më e rrezikshme.

INDI I TEPËRT DHJAMOR NDIKON NË HORMONE

Hulumtimet tregojnë se indi dhjamor apo yndyror tregojnë se qelizat yndyrore të barkut janë aktive. Prandaj është e pranishme që të mendohet për yndyrat si për organet endokrine apo gjëndrat. Ekspertët pajtohen se yndyra e tepërt çrregullon ekuilibrin normal dhe ndikimin e hormoneve.

YNDYRA NË ORGANET E BRENDSHME NDIKON NË SISTEMIN IMUN

Ekspertët kanë konstatuar se yndyra e organeve të brendshme ka ndikim edhe në sistemin imun. Ka efekt negativ edhe në shtypjen e gjakut.

SI TË HIQET QAFE YNDYRA NGA STOMAKU?

Janë shumë gjëra që mund të bëhen në lidhje me yndyrat në stomak, nëse pesha është nën kontroll. Sidomos është me rëndësi aktivitet fizik, për çdo ditë nga 30 minuta. Ushtrimet ndihmojnë shumë kundër kësaj gjendjes. Po ashtu, edhe ushqimi i rregullt dhe i shëndetshëm luan rol të rëndësishëm. Të konsumohen proteina, karbohidrate, pemë dhe perime, e të shmangen ëmbëlsirat, pijet e ëmbla, makaronat e bardha. Kilogramët shtesë sjellin edhe diabetin, shtypjen e lartë të gjakut, telashe me pjellorinë dhe shumë sëmundje tjera. Ju sjellim ilaçin e fortë natyral për të hequr yndyrat nga barku për vetëm 10 ditë. Përbërësit: - ½ e lugës xhenxhefil, - ½ e lugës kurkumë, - ½ e lugës piper, - 1 litër ujë, - 1 lugë bimë stevia, - 5 lugë lëng limoni. Përgatitja: E lini ujin të vlojë, më pas e hiqni nga pllaka e nxehtë dhe e lini të ftohet për 5- 10 minuta. Pastaj, përzieni përbërësit në një enë tjetër, më pas hidhni ujin e vluar sipër tyre dhe i përzieni mirë. Lëngun ta konsumoni 10 ditë. 

(Kosova Sot)

13 orë e 12 minuta më parë
16/01/18
aaaaaaaa