Nuk bën t’i merrni kështu vitaminat: As që e dini se sa është e rrezikshme!

  • 19 December 2017 - 17:48
Nuk bën t’i merrni kështu vitaminat: As që e dini se sa është e rrezikshme!

Në sezonin e ftohjeve dhe viruseve shumica konsiderojnë që mbrojtja kryesore është furnizimi shtesë i organizmit me vitamina, mirëpo nuk e dinë se sa mund t’i bëjnë dëm shëndetit dhe sa dhembje shkaktojnë.

Vitaminat janë të domosdoshme për shëndet dhe vitalitet të organizmit, mirëpo rrallëkush e di që marrja e vitaminave në formë tabletash krijon probleme serioze në organizëm.

Hulumtimet tregojnë që marrja e shpeshtë e vitaminave në formë tabletash mund të krijojë djegësirë të fuqishme.

Këto tableta irritojnë ezofagun dhe shkaktojnë tajitje të thartirës së lukthit, ndërsa shkaktojnë dhembje të mëdha në stomak.

Vitaminat në formë tabletash kryesisht janë goxha të mëdha dhe mund të rrezikojnë funksionimin e unazës muskulore, pjesë e cila bashkën lukthin dhe ezofagun.

Mjekët theksojnë që, nëse vuani për shkak të thartirës së fortë nga marrja e vitaminave në formë tabletash, duhet sa më parë të ndërprisni përdorimin e tyre.

Mirëpo, nëse vitaminat e tilla janë të caktuara me terapi, ndërkaq ju mundon thartira, rekomandohet ndërrimi i prodhuesit të ilaçit dhe të zgjidhni tableta më të vogla.

Ekspertët na rikujtojnë që ndikimi i vitaminave në formë tabletash ende nuk është studiuar hollësisht, andaj më mirë është që të praktikoni furnizimin e trupit në mënyrë klasike me vitamina dhe minerale, nëpërmjet ushqimit të shëndetshëm. 

(Kosova Sot)