LËNGU I TRANGUJVE TURSHI, MË I SHËNDETSHËM SE CILADO PIJE SPORTIVE

  • 20 December 2017 - 08:53
LËNGU I TRANGUJVE TURSHI, MË I SHËNDETSHËM SE CILADO PIJE SPORTIVE

Trangujt turshi janë përplot me elektrolite, antioksidues dhe materie ushqyese, që trupit i mundësojnë të përtërihet në mënyrë natyrale dhe të jetë më i shëndetshëm. Ju sjellim të gjitha përparësitë e lëngut të trangujve turshi.

MË I MIRË SE SECILA PIJE SPORTIVE

Futbollistët dhe sportistët profesionist kohë të gjatë kanë menduar se konsumimi i lëngut të trangujve turshi ndihmon në përtëritjen e elektroliteve, e tashmë kanë edhe dëshminë e shkencëtarëve. Në shumë spitale përdoret për të sëmurit e zemrës. Për vetëm 85 sekonda, lëngu i trangujve turshi zbut ngërçet dhe kthen ekuilibrin.

PARANDALON NGËRÇET E MUSKUJVE

Kalciumi dhe klori, si dhe acidet e uthullës ndihmojnë që natriumi dhe kaliumi më lehtë të absorbohen në organizëm. Prandaj, sportistët e konsumojnë pas lodhjes, sepse parandalon ngërçet e muskujve.

ZBUTIN SIMPTOMËN E KËMBËVE TË SHQETËSUARA

Sindroma e këmbëve të shqetësuara (RLS) shfaqet te ata që, kur shtrihen, nuk qetësohen dhe kanë ndjenjë që i shqetë- son në këmbë e kjo ndjenjë përcillet me nevojën që gjithnjë të lëvizin. Shumicës simptomat e tilla u janë zhdukur nëse para gjumit kanë konsumuar lëngun e trangujve turshi.

QETËSON STOMAKUN

Provojeni kur keni stomak të shqetësuar apo ndjeni urthin. Propozimi i dytë është mjaltë dhe uthull, por kjo nuk mundet të jetë as për së afërmi e shijshme në krahasim me lëngun e trangujve.

ANTIOKSIDUES I DOBISHËM

Përmban pak kalori, e plot elektrolite, me përqindje të madhe me vitamina C dhe kalium, prandaj është i dobishëm për humbje në peshë. Është antioksidues i fortë, sepse me lehtësi absorbon materiet ushqyese në trup.

MËNYRA E KONSUMIMIT

Se lëngu i trangujve turshi ndikon mirë për shëndetin tonë, kjo nuk do të thotë se duhet ta pimë nga kavanozi. Ekzistojnë mënyra më të buta të konsumimit. Kurdo që mendoni se mund të hani një trangull turshi, shtoni edhe lëngun e tij. Mirë përshtatet e kombinohet edhe me sallatën me vezë apo tunë. Mund ta pini me jogurt. 

(Kosova Sot)