Yndyra e bibës shëron disa sëmundje

  • 20 December 2017 - 18:23
Yndyra e bibës shëron disa sëmundje

Yndyra e bibës është ilaçi që me shekuj përdoret në mjekësinë popullore kundër bronkitisit, kollës kronike dhe sëmundjeve të tjera të organeve të frymëmarrjes. Është shumë efikase kur duhet kollitur gëlbazën e grumbulluar në mushkëri. Rreth 300 g dhjamë nga biba e ndani në copëza dhe ngadalë, në temperaturë mesatare e shkrini në enë. Kur të jetë shkrirë, e kulloni dhe e vendosni në kavanoz. E ruani në enë të mbyllur. Para se ta përdorni, e nxirrni nga frigoriferi dhe e lini në temperaturë të dhomës. Mund ta përdorni në dy mënyra: MST/ Si kompresë Lyeni dërrasën e gjoksit me yndyrën e bibës, e mbuloni me peshqir pambuku. Më së miri do të ishte që këtë kompresë ta aplikoni tri herë në ditë: në mëngjes, gjatë ditës dhe në mbrëmje, para gjumit. Duhet që personi të qëndrojë një orë shtrirë, e me kompresën e natës ta kalojë natën.

SI SHTESË NË QUMËSHT

Një lugë të vogël për fëmijët, një të madhe për të rriturit, e përzieni me qumështin e ngrohtë. Për shije më të mirë, shtoni po aq mjaltë në yndyrë e më pas e hidhni në qumësht. Efekti më i mirë arrihet kur lëngun e konsumoni 2-3 herë në ditë. 

(Kosova Sot)