PËRGATITJET NATYRALE KUNDËR ALERGJIVE - Shëndetësia - Kosova Sot
PËRGATITJET NATYRALE KUNDËR ALERGJIVE

PËRGATITJET NATYRALE KUNDËR ALERGJIVE

E kzistojnë ushqime të caktuara që përkeqësojnë alergjitë, kështu që është me rëndësi ta dini se çfarë duhet shmangur dhe çfarë të konsumoni që të ndiheni më mirë.

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës lehtëson nga simptomat tipike, falë aftësive për të reduktuar mukozën. Çfarë duhet të bëni: Hidhni një lugë uthull molle në një gotë ujë dhe e pini tri herë brenda ditës. Po ashtu, mund ta përzieni një lugë uthull molle me një lugë lëng limoni të shtrydhur, duke ia shtuar edhe gjysmë luge mjaltë.

MJALTI

Megjithëse mund t'ju duket befasuese, konsumimi i mjaltit organik ndihmon trupit për t'u adoptuar me ambientin me alergjen. Thjesht duhet të merrni një lugë mjaltë, një herë apo më shumë herë brenda ditës. Fillojeni ta bëni këtë para se të fillojë sezoni i alergjive, e dallimet pozitive do t'i vëreni shpejt.

AGRUMET

Agrumet janë të pasura me vitamina C, e kjo është pikërisht ajo që trupi ka nevojë për t'i luftuar alergjitë e mundshme. Pos se janë burim i fortë për antioksidues, vitamina C funksionon edhe si antihistamine. Pos agrumeve, të pasura me vitamina janë edhe, brokoli, dredhëzat, ananasi, kivi.

SHAFRANI

Shafrani është një tjetër erëz e shkëlqyeshme që nuk duhet ta lini nga anash për t'u lehtësuar nga simptomat e alergjive. Kurkuma është një substancë që e gjejmë në shafran, që vepron si dekongjesant natyral. Shtoni erëza si shafrani ushqimit tuaj .

VAJRAT ESENCIALE

Vajrat esenciale, të fituara nga livanda, eukalipti, trëndafili ose menta ndihmojnë në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë duhet të bëni: Për të përdorur vajin esencial të livandës apo mentës, tretni tre pika në një lugë vaj të bajameve apo të ullirit.

NDRYSHONI USHQIMIN

Mund të ndodhë që alergjia juaj sezonale ndërlidhet me alergjinë në ushqime. Për më shumë, është me rëndësi të ndaloni të konsumoni ushqimin që shkakton simptoma të alergjive. Disa ushqime që e përkeqësojnë alergjinë janë: Produktet e qumështit; Drithërat e pasura me luten; Vezët; Sheqeri; Patatet dhe perimet e tjera me niseshte. 

(Kosova Sot)

4 orë e 11 minuta më parë
23/04/18