Pemët që mund t'i hani derisa jeni në dietë

  • 21 December 2017 - 13:51
Pemët që mund t'i hani derisa jeni në dietë

Ndoshta mossuksesi është në pemët që i hani në sasi të tepërta. Dihet se pemët furnizojnë trupin me minerale dhe vitamina të dobishme. Por, disa pemë përmbajnë shumë sheqer, që ndikon të trasheni. Në vijim ja disa prej tyre që mund t'i hani derisa jeni në dietë.

GREJPFRUTI

Nutricistët sugjerojnë që gjatë dietës ta hani këtë fryt. Përmban vetëm 42 kalori në 100 gramë. Grejpfruti nuk shkrin dhjamin, por furnizon trupin me kalcium, kalium dhe magnez, është i pasur edhe me antioksidues.

PORTOKAJTË

Në 100 gramë të portokallit hasim hiç më pak se 36 kalori. Portokajtë jo vetëm se japin ndjenjën e të qenët të ngopur, por organizmin e furnizojnë edhe me vitamina dhe minerale të dobishme për organizmin. Mirëpo, mos i keqpërdorni agrumet, sepse mund të ndikojnë negativisht në mëlçinë dhe gjendjen e zorrëve.

MOLLËT

Mollët janë aleati dhe udhëzuesi më i mirë drejt secilës humbje të shëndetshme në peshë. Por, ekziston një kusht, përcaktohuni për mollët e gjelbra me shije të thartë, sepse përmbajnë më pak sheqer në krahasim me mollët e kuqe. Përmbajtja kalorike e kësaj molle është midis 40-47 kalori në 100 gramë.

(Kosova Sot)