Dieta më e preferuar në internet - Shëndetësia - Kosova Sot
Dieta më e preferuar në internet

Dieta më e preferuar në internet

Pothuajse nuk ekziston asnjë adhurues dhe përdorues i dietave që nuk e ka provuar këtë mënyrë të të ushqyerit. Përse kjo dietë është e mirë? Shpejt heq dhjamin nga beli, lëngjet tepricë dhe helmet. Pos kësaj, pas një jave me hikërror dhe çaj të gjelbër, aknet dhe irritimet në lëkurë zhduken. Teknika e humbjes në peshë është e thjeshtë: gjatë ditës duhet të hani hikërror të zier. Mos i shtoni as vaj e as kripë. E si pije nevojitet ta përdorni çajin e gjelbër. E gjithë merita e kësaj diete është se nuk ju detyron të shpenzoni shumë, pra nuk ka shpenzime të mëdha materiale. Për më shumë, hikërrori është prodhim natyral që ka prejardhje natyrale, derisa çaji i gjelbër është pija më e mirë për pastrimin e trupit. Sa mund të humbni me këtë dietë? Me këtë dietë mund të humbni deri në 5 kilogramë. Po ashtu, mund të konsumoni edhe vitamina. 

(Kosova Sot)

2 orë e 7 minuta më parë
23/10/18