Ushqimet që ndihmojnë rigjallërimin e mëlçisë dhe të humbni në peshë - Shëndetësia - Kosova Sot
Ushqimet që ndihmojnë rigjallërimin e mëlçisë dhe të humbni në peshë

Ushqimet që ndihmojnë rigjallërimin e mëlçisë dhe të humbni në peshë

Për të humbur në peshë në mënyrë të shëndetshme, duhet kujdesur për ta detoksuar mëlçinë, pasi është përgjegjëse për tretjen dhe heqjen e yndyrave shtesë. Kujdesuni për mëlçinë dhe humbni në peshë njëkohësisht me këto ushqime

NJË THELB HUDHËR PARA KAFJALLIT

Duke ngrënë një thelb hudhrës në stomak të thatë është ilaçi më klasik në mjekësinë popullore. Tash të gjithë e dimë sa e lehtë është kjo. Nuk është ndoshta shija më e mirë, pasi ju lë me aromë të keqe nga goja. Për të hequr aromën e mbetur, ju rekomandojmë të përtypni mentë të freskët.

NJË GREJPFRUT ORGANIK NË DITË

Grejpruti është fryt i mahnitshëm për një mëlçi të shëndetshme. Ka shumë vitamina C dhe antioksidues që ndihmojnë pastrimin natyral të mëlçisë. Ekspertët po ashtu rekomandojnë përfshirjen e lëngut të grejpfrutit krahas kafjallit: kështu ju falënderon sistemi imun dhe sistemi tretës.

KAFE OSE ÇAJ TË GJELBËR

Në kafjall, mund t'i përfshini këto dy pije të shëndetshme. Por, kini kujdes që gjithmonë të shkoni llojin e ëmbëltuesit që jua shtoni (zgjedhja më e mirë është mjalti ose stevia, në vend të sheqerit të rafinuar). Edhe çaji edhe kafeja janë të pasura me antioksidues si katehinë dhe polifenole.

THONI "PO" AVOKADOS

Avokadot janë një lloj i ushqimit që më së shumti rekomandohet për pastrimin e mëlçisë dhe humbjen në peshë. Kjo për faktin se janë të pasura me aminoacide omega 3, që po ashtu është i shëndetshëm për zemrën. Për më shumë, aminoacidet inkurajojnë prodhimin e glutationeve, substancë që ndihmon në shkatërrimin e yndyrave dhe helmeve.

ARTIÇOKU

Të gjithë pëlqejmë artiçokun: kanë shije të hatashme dhe ndihmojnë shumë për të humbur në peshë. Nuk duhet përjashtuar kurrë artiçokun nga ushqimi. Pas së gjithash, jo vetëm se janë të mira për mëlçinë, por edhe për pankreasin. Enzimat e tyre natyrale veprojnë si rigjallërues, mbrojtës për të gjitha sistemet që përfshijnë tretjen e yndyrave. SHAFRANI Shafrani, sidomos është i shëndetshëm për mëlçinë. Nëse rregullisht ia shtoni orizit me pak mish pa yndyrë apo ia shtoni edhe pak mjaltë, keni një ilaç pastrues për mëlçinë. Vepron kundër inflamacioneve dhe është erëza e 'artë' që është e pasur me shumë dobi dhe shumë antioksidues të shëndetshëm.

(Kosova Sot)

7 orë e 55 minuta më parë
21/10/18