ARSYET PSE DUHET TA PINI LËNGUN ME XHENXHEFIL DHE KAROTË

  • 22 December 2017 - 08:26
ARSYET PSE DUHET TA PINI LËNGUN ME XHENXHEFIL DHE KAROTË

Ae dini që lëngu me xhenxhefil dhe karotë mund t'ju ndihmojë të humbni në peshë, ndërsa ju bën edhe më të shëndetshëm? Është e shkëlqyeshme ta mbani nën kontroll oreksin dhe t'i hidhni jashtë lëngjet shtesë.

PËRMIRËSON SHËNDETIN KARDIOVASKULAR

Shkaku i fibrave natyrale, antioksiduesve dhe mineraleve esenciale që i përmban lëngu i xhenxhefilit dhe karotës, është një suplement i mirë, nëse dëshironi ta përkrahni shëndetin kardiovaskular. Këto nutriene pastrojnë kolesterolin në arterie, derisa përmirësojnë qarkullimin e gjakut në arterie.

PËRMIRËSON TRETJEN

Konsumimi i këtij lëngut rregullisht mund ta shërojë kapsllëkun, ta përmirë- sojë tretjen dhe t'ju shërojë nga urthi. Ndihmon edhe në hedhjen jashtë të lëngjeve tepricë. Mbron stomakun nga acidet që shkaktojnë ulcerat.

LËKURËS I DHURON SHKËLQIM DHE SHËNDET

Falë vitaminave A dhe C, ky lëng është mënyra më e shkëlqyeshme për ta përmirësuar prodhimin e kolagjenit dhe minimizojnë shenjat e hershme të plakjes. Përmirëson qarkullimin e gjakut, parandalon njollat dhe aknet dhe mbron nga rrezet e dëmshme të diellit.

MBRON NGA GRIPI DHE FTOHJET

Kur ky lëng të bëhet pjesë e rregullt e ushqimit tuaj, e përkrahni sistemin imun dhe ulni rrezikun për t'u prekur nga gripi apo ftohjet. Kjo pasi përmban shumë vitamina A, C dhe E, që ndihmojnë në prodhimin e antitrupave që luftojnë patogjenet që shkaktojnë sëmundjet.

NDIHMON HUMBJEN NË PESHË

Për aq kohë sa është pjesë e menysë tuaj, ky lëng nga karota dhe xhenxhefili mund t'ju ndihmojë t'i hiqni me lehtësi ato kilogramë shtesë. Kjo vjen nga aftësia e lëngut për të përkrahur metabolizmin, duke i ndihmuar trupit ta përdorë energjinë si duhet dhe për të kontrolluar oreksin.

Përbërësit për përgatitjen e lëngut: 5 karota mesatare, Lëngun e 3 portokajve, 1 lugë xhenxhefil të bluar (5 g), ½ e lugës shafran, 2 lugë mjaltë (50 g).

Udhëzimet: Qëroni karotat dhe i shtrydhni. E shtoni lëngun në blender dhe e procedoni me lëngun e portokajve, xhenxhefilin dhe shafranin. I përzieni mirë. Kur të jetë gati e ëmbëltoni me mjaltë dhe e shërbeni. Si ta konsumoni: Lëngun ta pini në mëngjes apo sa herë të ndiheni të uritur. 

(Kosova Sot)