Humbni në peshë sa hap e mbyll sytë

  • 22 December 2017 - 08:28
Humbni në peshë sa hap e mbyll sytë

Nëse dëshironi t'i ktheheni ushqimit të shëndetshëm dhe ta nxitni procesin e humbjes në peshë, ju sjellim një recetë të thjeshtë për pakësimin e oreksit.

Përbërësit e nevojshëm:

- 3 lugë miell hikërrori,

- 1 litër ujë,

- 1 lugë mjaltë.

Përgatitja:

Miellin e hikërrorit e përzieni në një gotë ujë të ftohtë. Pjesën tjetër të ujit e lini të vlojë dhe aty ngadalë hidhni miellin e hikërrorit. Gjithçka përzieni mirë e mirë dhe le të zihet në një zjarr të lehtë kohë pas kohe duke e përzier midis pesë deri në shtatë minuta. Kur të jetë ftohur mjaftueshëm, sa mund ta konsumoni, ia hidhni një lugë mjaltë. Ta ruani në frigorifer dhe ta merrni nga një gotë para secilës shujtë. 

(Kosova Sot)