Farat e lirit kundër kapsllëkut

  • 22 December 2017 - 18:00
Farat e lirit kundër kapsllëkut

Farat e lirit janë të pasura me vitamina, fibra të tretshme, por edhe me vitaminat B1, B2, C, E dhe me provitaminën A. Po ashtu, janë të pasura edhe me vajra dhe fibra, derisa njihen si laksativ i shkëlqyeshëm. Aminoacidet omega 3, që gjenden në farat e lirit kanë efekt kundër inflamacioneve. Shumë studime kanë dëshmuar se me farat e lirit mund të shërohen edhe problemet me kolesterolin e lartë, disa sëmundje të zemrës. Për të hequr qafe kapsllëkun, për çdo mëngjes në lukth të thatë, hani një lugë fara të papërpunuara. Edhe pse nuk janë të shijshme në atë formë, duhet t'i përtypni sa më gjatë. Më të lehtë mund ta keni sikur ta tretni një lugë fara të lirit në një gotë qumësht të vakët, ta lini për një gjysmë ore deri në një orë, e më pas t'i konsumoni para se të flini. Po ashtu, farat e lirit mbrojnë lukthin dhe zbutin inflamacionet që mund të shfaqen. 

(Kosova Sot)