Kufilma, bima që shëron eshtrat

  • 23 December 2017 - 08:10
Kufilma, bima që shëron eshtrat

Kjo bimë përdoret me të madhe në mjekësinë popullore. Ndikon mirë edhe te hemorroidet dhe venat e zgjeruara. 

MST/ Për thyerjen e eshtrave

Rrënja e bimës zihet në qumësht derisa të merret një masë homogjene që aplikohet në shtresë të hollë dhe lihet të veprohet për dy orë. Kompresa aplikohet sipër nyjës.

Te reuma

Melhemi nga gjethet e bimës ndikon shumë edhe te dhimbjet e reumatizmit.  

 Për lëkurë

Ekstraktet e rrënjës së bimës aplikohen në kremin për fytyrës, kështu ky krem është efikas kundër rrudhave, por ndikon edhe kundër akneve, njollave dhe të ënjturave.   

Kundër kollës

Çaji nga kjo bimë zbut kollën dhe nxit sekretimin e mukozës, ndihmon te bronkitisit dhe mushkëritë e infektuara.  

 Receta:

Një grusht rrënjë të imtësuar (të freskët apo të thatë) i zieni në zjarr të lehtë me 750 ml qumësht. Duke e përzier fitohet një masë homogjene. Kur të jetë ftohur e aplikoni në vendin e thyerjes. E lidhni me fashë dhe e mbani për dy orë.

(Kosova Sot)