Arrat pastrojnë gjakun dhe zorrët, shërojnë mushkëritë

  • 01 August 2015 - 23:43
Arrat pastrojnë gjakun dhe zorrët, shërojnë mushkëritë

Arrat (Juglans regia) përdoren në shumë mënyra, më së shpeshti si shtesë në torta dhe ëmbëlsira, por në përgatitjen e likerit apo ilaçeve të ndryshme. Mirëpo, shumë pak dihet rreth gjetheve të reja dhe frytit jo të pjekur mirë, të cilat ndihmojnë te shumë sëmundje, ndërsa janë shumë efektive në muajin maj. Në popull njihet si pastrues i gjakut, ndërsa është i mirë edhe në shërimin e sëmundjeve të mushkërive, zorrëve, forcimin e muskujve, si dhe përmirësimin e të parit. Bërthama është e pasur me 65 për qind vajra, proteina, karbohidrate, fosfor, kalium, magnez, vitamina B dhe C, hekur.

Ndihmon kundër djersitjes së këmbëve

Në dy litra ujë shtoni pesë lugë të supës me gjethe të bluara të arrës. I vini në ujë të vluar dhe i zieni për dhjetë minuta. Kur përmbajtja të jetë zbutur, më pas aty i fusni këmbët. Pasi t’i keni vendosur aty, mos i thani më pas, por i lini të thahen në ajër.

Për forcimin e flokëve

Në makinën për bluarjen e arrave vendosni dhjetë bërthama të arrës, e më pas i vendosni në një shishe me alkool. Shishen e mbyllni mirë dhe për dy javë e mbani në një vend të ngrohtë. Me këtë lëng, i bëni masazh lëkurës së kokës për çdo natë dhe më pas i thani flokët.

Kundër dhimbjeve

Përzieni një litër vaj ulliri të parafinuar me disa gjethe të arrës. Përzierjen për një muaj e lini të qëndrojë në një vend të ngrohtë. Më pas, për çdo ditë lyeni vendet ku ndieni dhimbje.

Përzierja me mjaltë

Në kombinim me mjaltë, arrat janë ilaç i shkëlqyeshëm natyral, duke i siguruar organizmit të gjitha vitaminat e nevojshme, proteinat, yndyrat dhe karbohidratet. Është efikas sidomos kundër lodhjeve dhe molisjeve. 

(Kosova Sot)