Mbron nga tumori dhe është përplot me përbërës shërues

  • 23 December 2017 - 13:51
Mbron nga tumori dhe është përplot me përbërës shërues

Panxhari është i pasur me nutriente të nevojshme për shëndetin dhe ofron përtëritje falë përbërësve që i përmban si hekur, folate, jod, squfur, mangan, kalium, bakër, magnez, fosfor, vitamina C dhe B6. Derisa nga njëra anë është e pasur me nutriente dhe antioksidues, nga ana tjetër është e varfër për nga kaloritë. Përmban vetëm 36 kcal në 100 g, prandaj është zgjedhje e duhur për të gjithë ata q duan të humbin në peshë. E pasur me vitamina, minerale dhe fibra, panxhari është “eliksir i shëndetit”. Nutricistët e sugjerojnë në ushqimin dietal, për pastrim të organizmit nga helmet dhe forcimin e imunitetin. Studiuesit kanë dëshmuar se ata që e përdorin rregullisht panxharin parandalojnë humbjen e mineraleve nga eshtrat, ngadalëson plakjen dhe përmirësojnë punën e zorrëve. Preferohet edhe në rast të gripit, bronkitisit, inflamacionit të mushkërive dhe sëmundjeve të lukthit. Kjo perime ndikon pozitivisht edhe në parandalimin e zhvillimit të grimcave tumorale në tru. Për t’u mbrojtur nga kanceri pini lëngun e freskët të përgatitur nga panxhari.  

(Kosova Sot)