Dieta dimërore: Vërsuluni fasules

  • 24 December 2017 - 16:50
Dieta dimërore: Vërsuluni fasules

Gjatë stinës së dimrit, është një ushqim i shëndetshëm që shërben për heqjen e kilogramëve të tepërt. Është fat që dieta me fasule aplikohet pikërisht dimrit. Fasulja ka ndikim të mirë edhe në mëlçi dhe në fshikëzën e tëmthit, ju ndihmon të punojnë më mirë e po ashtu i pastron edhe zorrët. Me dietën dimërore me fasule mund të humbni midis 3 deri 5 kilogramë për 7 ditë. Gjatë dietës duhet të pini mjaftueshëm ujë, ta përjashtoni sheqerin nga ushqimi e kripën në minimum. Hani pak bukë të zezë, para gjumit pini një gotë zefir ose jogurt

Dita 1:

Kafjalli: 1 gotë jogurt ‘light’, 1 rriskë bukë integrale dhe  50 gr djathë të fortë

Zamra: një mollë  

Dreka: 100 gr fasule të zier, perimet të ziera sipas dëshirës ose sallatë dhe në fund çaj bimor pa sheqer

Darka: Ngjashëm sikurse dreka.  

Dita 2:

Kafjalli: 100 gr djathë të ri, kafe ose çaj pa sheqer

Zamra: një mollë  

Dreka: 100 gr fasule, perime të ziera sipas dëshirës, çaj bimor pa sheqer  

Darka: ngjashëm sikurse dreka, plus 100 gr peshk të zier të cilido lloj.

Dita 3:

Kafjalli: 1 jogurt, 1 rriskë bukë të zezë dhe 50 gr djathë

Zamra: 1 portokall  

Dreka: 100 gr fasule të zier, perime të zier sipas dëshirës, çaj pa sheqer

Darka: ngjashëm  sikurse dreka, plus  një gotë lëng domatesh.

Dita 4:

Kafjalli: 100 gr djathë të ri, kafe ose çaj

Zamra: një banane

Dreka: 100 gr fasule, sallatë e përgatitur nga karota dhe një mollë me një lugë mjaltë.

Darka: 100 gr gjoks pule të zier ose të pjekur, 50 gr oriz të zier, çaj.

Dita 5:

Kafjalli: 100 gr djathë të ri ose 100 ml jogurt ‘light’, kafe ose çaj pa sheqer

Zamra: dy mandarina

Dreka: 100 gr fasule të zier, perime të ziera sipas dëshirës, çaj bimor pa sheqer  

Darka: ngjashëm sikurse dreka, dy patate të ziera dhe 1 gotë lëng domatesh. 

Dita 6:

Kafjalli: 50 gr djathë të fortë, një rriskë bukë të zezë  

Zamra: një gotë jogurt pa yndyrë

Dreka: 100 gr djathë të ri, çaj bimor pa sheqer

Darka: 200 gr fasule, një mollë ose banane.

Dita 7:

Kafjalli: 100 ml jogurt, çaj ose kafe pa sheqer

Zamra: një portokall  

Dreka: 100 gr fasule, perime të ziera sipas dëshirës, çaj pa sheqer

Darka: supë me perime, 100 gr fasule të zier. 

(Kosova Sot)