Termo-dieta, si të humbni lehtë në peshë gjatë dimrit

  • 25 December 2017 - 08:37
Termo-dieta, si të humbni lehtë në peshë gjatë dimrit

Është konstatuar se trupi funksionon normalisht me temperaturë të brendshme prej rreth 36,6 gradë. Nëse për shembull jeni në një ambient të ftohtë - trupi edhe më tutje do të mundohet ta mbajë ekuilibrin. Për t'u arritur temperatura ideale, trupi fillon të shkrijë rezervat shtesë. Nutricistët amerikanë janë të sigurt se me ndihmën e ftohjes mund të shtohet shkrirja e kalorive për së paku 50 për qind. Si të humbni në peshë me termo-dietën? Për të humbur kilogramët shtesë, as nuk duhet kufizuar kaloritë - hani krejt çfarë dëshironi, e më pas ecni për së paku një orë në ajrin dimëror. Ose, në secilën gotë ujë që pini shtoni akull dhe mos lejoni trupin t'ju ngrohet. Një dush i ftohtë që zgjat gjysmë orë është opsion ideal për termodietën. Sipas nutricistëve amerikanë, për vetëm dymbëdhjetë javë mund të humbni deri në tetë kilogramë. 

(Kosova Sot)