Lëpusha, bima që ruan shëndetin

  • 02 August 2015 - 12:32
Lëpusha, bima që ruan shëndetin

Ndihmon te reumatizmi, marramendjet, forcon zemrën dhe imunitetin, largon depresionin. Lëpusha (lat. Borago officinalis) është shumë e shëndetshme, shëron të gjitha infeksionet, sëmundjet autoimune dhe sëmundjet e enëve të gjakut, vë ekuilibrin hormonal dhe nivelin e glukozës në gjak. Përmirëson po ashtu edhe absorbimin e hekurit, nxit djersitjen, ul temperaturën, si dhe shëron një spektër të gjerë të problemeve urinave. Si çaj ndikon në shpëlarjen e gojës, ndihmon te problemet e mishrave të dhëmbit dhe dhëmbët.  Parandalon dëmtimin e shikimit përderisa çaji sugjerohet për pastrimin e syve të thatë. Pos kësaj, ngrit nivelin e energjisë dhe e forcon sistemin imun, ndikon pozitivisht në përqendrim. Largon apatinë, depresionin, pikëllimin dhe melankolinë. Fitoterapeutët këtë bimë e sugjerojnë edhe te problemet me metabolizmin, menstruacionet, menopauzën dhe problemet me mushkëritë. Pastron organizmin nga helmet e grumbulluara, e si erz është e përdorshme në ushqimet që përmbajnë sasi të ulët të kripës.

(Kosova Sot)