SHMANGENI GRIPIN PËRMES KËTYRE USHQIMEVE - Shëndetësia - Kosova Sot
SHMANGENI GRIPIN PËRMES KËTYRE USHQIMEVE

SHMANGENI GRIPIN PËRMES KËTYRE USHQIMEVE

Sa shpesh i hani këto ushqime? Nëse brengoseni nga gripi apo mendoni se sistemi mbrojtës është i dobët, shtoni këto ushqime në menynë tuaj.

PESHKU

Image

Peshku është i pasur me aminoacidet omega-3, absorbimi i të cilave ofron shëndet për sistemin imun dhe atë kardiovaskular. Aminoacidet bashkë me mineralet esenciale promovojnë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Janë esenciale për mposhtjen e virusit që e shkakton gripin.

SHEGA 

Image

Njihet për përmbajtjen e lartë me antioksidues, shega është e pasur dhe fryt ideal për të reduktuar rrezikun nga ftohjet dhe gripi. Përmbajnë dozë të madhe me vitamina C dhe acid folik, nutriente që stimulojnë prodhimin e antitrupave që nevojiten për të parandaluar infeksionin me viruse.

AGRUMET

Image

Pa kurrfarë dyshimi, të gjitha llojet e agrumeve janë të dobishme për sistemin respirator dhe shëndetin imun. Përmbajnë sasi të madhe me vitamina C, bashkë me mineralet si kalcium dhe kalium, që gjitha të nevojshme për të pasur sistem aktiv mbrojtës. Përbërësit pastrues ndihmojnë në pastrimin e helmeve që qarkullojnë nëpër gjakrrjedhje.

BISHTAJAT

Image

Bishtajat janë ushqim i shëndetshëm e niveli i lartë i tyre me antioksidues ofron mbrojtje kundër viruseve dhe helmeve që mund ta irritojnë traktin respirator. Kombinimi i tyre me vitamina dhe minerale rrit përgjigjen e trupit kundër agjentëve infektues. Plus, bishtajat përshpejtojnë procesin rikuperues kur keni grip apo ftohje.

HUDHRA

Image

Ky superushqim shumë popullor mundet të mbrojë trupin kundër sulmeve virale që më pas shkaktojnë gripin. Hudhra përmban sasi të madhe me alicinë, substancë kjo natyrale që ka efekt kundër baktereve dhe inflamacioneve. Në përgjithësi, hudhra përkrah funksionimin e sistemit imun dhe përshpejton rikuperimin e organizmit. Për t'i shijuar të gjitha vetitë e hudhrës, ta konsumoni në formën e papërpunuar.

SPINAQI

Image

Spinaqi posedon pak kalori në përmbajtjen e saj që mund ta shtoni në shumë mënyra dhe mundet t'ju ndihmojë që ta shmangni gripin. Përbërësit dhe nutrientet që janë në spinaq po ashtu promovojnë humbjen e shëndetshme në peshë, por edhe e forcojnë sistemin imun dhe parandalojnë ftohjet dhe gripin. Mund ta hani të papërpunuar, në sallatë apo 'smothie'.

(Kosova Sot)

15 orë e 5 minuta më parë
19/07/18