Lëngu natyral për detoksimin e mëlçisë

  • 26 December 2017 - 20:03
Lëngu natyral për detoksimin e mëlçisë

Shkaku i papastërtive që i konsumojmë me ushqimet e përpunuara, me sheqer, yndyrë, alkool pije të gazuara dhe përbërësit e tjerë të dëmshëm, mëlçia jonë si pasojë e kësaj gjendet në ngarkesë të madhe. Ju sjellim recetën e eliksirit natyral që me sukses e pastron organizmin, e sidomos mëlçinë e furnizon me përbërës ushqyes të domosdoshëm. Përbërësit: Gjashtë limonë, tre grejpfrutë, rrënjë xhenxhefili prej 9-10 cm (ose pesë lugë pluhur), katër thelpinj të hudhrës, disa gjethe të mentës së freskët, gjysmë litër ujë të valuar, tri lugë vaj liri, një lugë kanellë në pluhur.

PËRGATITJA: Shtrydhni lëngu e limonëve dhe grejprutit në një enë. Në blender hidhni xhenxhefilin, hudhrën dhe mentën dhe i përzieni mirë. Procedoni këtë masë dhe përzieni me lëngun nga limonët dhe grejpfruti, shtoni ujin, vajin dhe kanellën. Krejt bashkë i përzieni. Lëngun e pini gjatë ditës sa është i freskët. Në fillim ta pini në lukth të thatë. Ky lëng u sugjerohet sidomos atyre që përdorin pije alkoolike, pije të gazuara, yndyrë dhe ëmbëlsira.  

(Kosova Sot)