VEZËT, TË DOBISHME PËR ZHVILLIMIN E TRURIT

  • 26 December 2017 - 20:22
VEZËT, TË DOBISHME PËR ZHVILLIMIN E TRURIT

Konsumimi i vezëve fëmijëve u ofron materie ushqyese dhe kanë ndikim krucial në zhvillimin e trurit, tregon studimi amerikan i publikuar te "American Journal of Clinical Nutrition". Sipas të gjeturave të fundit, përfshirja e vezëve në ushqimin e fëmijëve që nga mosha gjashtë muajsh ndërlidhet me shtimin e aminoacideve omega 3 dhe kolinës në gjak. Pos rëndësisë së zhvillimit të trurit te fëmijët e vegjël, këto materie ushqyese kanë edhe ndikim pozitiv në funksionimin e trurit që nga mosha e hershme. Pos kësaj, vezët ofrojnë edhe proteina, selen dhe vitamina A e B12. 

(Kosova Sot)