Lakra jeshile mbron nga infarkti, ruan shëndetin e syve dhe ndihmon te alergjitë

  • 27 December 2017 - 08:35
Lakra jeshile mbron nga infarkti, ruan shëndetin e syve dhe ndihmon te alergjitë

Lakra jeshile është pjesë e familjes ku hyjnë edhe lakra, brokoli, lulelakra. Ka lloje të shumta të tyre, por që të gjitha janë të shëndetshme. Pa marrë parasysh se cilën e konsumoni, nuk do të gaboni, janë burim për nutriente dhe burim i shëndetit.

PASURI ME NUTRIENTE DHE POTHUAJSE ZERO KALORI

Rreth 70 gramë lakër jeshile e papërpunuar përmbajnë 19 kalori, 4 gr karbohidrate dhe 1 gr proteina. Përmban pak yndyrë, është burim për vitamina C, posedon edhe fibra dietale, vitamina A, K e B6, magnez, kalium dhe mangan, e po ashtu edhe tiaminë, kalcium, fosfor e bakër. Konsumimi i lakrës jeshile shton konsumimin e mineraleve, vitaminave dhe materieve të tjera ushqyese, duke e forcuar imunitetin, mbron zemrën, mbron nga kanceri, forcon eshtrat, forcon shikimin, zbukuron lëkurën, flokun e thonjtë ...etj.

MBRON NGA KANCERI

Lakra jeshile, si dhe bimët e tjera si kjo, kanë rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit. Përmbajnë substanca bimore që e luftojnë stresin, nxitin detoksimin e enzimave, stimulojnë imunitetin, ulin rrezikun nga kanceri dhe parandalojnë përhapjen e kancerit. Përmbajnë numër të madhe me metabolite që luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kanceri, këtë e kanë dëshmuar edhe hulumtimet. Pasi përmban vitamina C e E, karotenoide, enzima, luan rol të rëndë- sishëm në parandalimin e proceseve të mutacioneve në trup.

RUAN SHËNDETIN E SYVE

Lakra jeshile është e pasur me karotenoide zeaksantinë dhe luteinë dhe vitamina A. Këto janë të një rëndësie të veçantë për shëndetin e retinës, hapësirë ku drita depërton në sy. Mbron sytë edhe nga rrezet ultravjollcë dhe nga radikalet e lira. Karotenoidet dhe vitamina A, ulin rrezikun për zhvillim të kataraktës edhe deri 50 për qind.

KA EFEKT TË FORTË ANTIOKSIDUES

Vitamina C më shpesh ndërlidhet me agrumet. Por, shumë pemë e perime e posedojnë me shumicë, e midis tyre edhe lakra jeshile. Vitamina C është antioksidues i fortë që neutralizon radikalet e lira, shkaktarët e dëmtimit të qelizave në trup dhe të shumë sëmundjeve. Ka rol mbrojtës në ruajtjen e shëndetit në përgjithësi.

MBRON NGA INFARKTI

Ekspertët nga mbarë bota konstatojnë se ushqimi i pasur me vitamina C ndikon mirë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe ul rrezikun nga infarkti. Lakra jeshile është e pasur edhe me vitamina K që po ashtu e mbron zemrën. Mendohet se ul rrezikun edhe nga arteroskleroza, faktor kyç për rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

RUAN SHËNDETIN E ESHTRAVE

Konsumimi jo i mjaftueshëm i vitaminave K ndërlidhet me rrezik të shtuar për frakturë të eshtrave. Konsumimi adekuat i kësaj vitamine ruan shëndetin e eshtrave duke përmirësuar absorbimin e kalciumit.alkra jeshile, sidomos në formën e papërpunuar, ju preferohet atyre personave që kanë mungesë të kalciumit.

NDIHMON TE ALERGJITË

Nëse vuani nga astma apo alergjitë, gjithsesi shtoni konsumimin e lakrës jeshile në menynë tuaj. Vitamina C e forcon sistemin imun, e përmban edhe acid folik e mungesa e tij në organizëm shton rrezikun për alergjitë. 

(Kosova Sot)