Ushqimet që e ngadalësojnë plakjen

  • 27 December 2017 - 18:31
Ushqimet që e ngadalësojnë plakjen

Ilaçi për rini të përjetshme nuk ekziston, por ekzistojnë ushqime që e ngadalësojnë plakjen. Edhe pse disa prej tyre i konsumoni përditë, është me rëndësi ta dini sasinë e duhur.

VERA E KUQE

Një gotë verë e kuqe ul rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare për rreth 32 për qind.

ÇOKOLATA

Sasia e madhe e antioksiduesve që përmban çokollata e zezë ul shtypjen e gjakut. Mjafton që gjatë ditës të hani 60 gramë të kësaj ëmbëlsire.

PEMËT ME LËVOZHGË TË FORTË

Vetëm 65 gramë pemë me lëvozhgë të fortë në ditë ulin rrezikun për kolesterol të lartë dhe për sëmundje kardiovaskulare për 10 për qind.

HUDHRA

Rrezikun për formimin e droçkave në gjak dhe kolesterolin e lartë e ul vetëm një thelb hudhër në ditë.

PESHKU

Peshku ndihmon në parandalimin e çrregullimeve të ritmit të zemrës dhe ul rrezikun për sëmundje kardiovaskulare për 14 për qind.

(Kosova Sot)