Bima, për të cilën kanë folur të gjithë, ka edhe anën e “errët”

  • 02 August 2015 - 16:02
Bima, për të cilën kanë folur të gjithë, ka edhe anën e “errët”

Siç e dini, në bazë të asaj se çfarë kafe e pini, jo të gjithë ëmbëltuesit janë njësoj. Pos se ka filluar të përdoret edhe në pijet e gazuara, nuk përmban kalori, por ekzistojnë edhe disa fakte për të cilat nuk jeni të vetëdijshëm  

Stevia është bimë

Zëvendësuesi për sheqer nxirret nga bima stevia, e cila kultivohet në Brazil dhe në Paraguai, ku përdoret për ta ëmbëltuar ushqimin, por edhe për të trajtuar të ënjturat dhe problemet me lukth.

Është shumë më e ëmbël se sheqeri

Edhe pse nuk përmban kalori, ekstrakti i bimës mund të jetë 200 herë më i ëmbël se sheqeri.

Mund ta zëvendësojë sheqerin gjatë përgatitjes së ëmbëlsirave

Me këtë bimë mund t’i ëmbëltoni ëmbëlsirat, tortat. Por, pasi që është shumë më e ëmbël, harrojeni recetën, sepse ju nevojitet shumë pak nga kjo bimë.

Edhe pse nuk përmban kalori, nuk humbni peshë nëse e zëvendësoni me sheqer

Stevia, për shumicën e njerëzve tingëllon si zgjidhje magjike për humbjen e kilogramëve, por nuk ekzistojnë fakte se zëvendësimi i saj me sheqer ju largon dëshirën për ëmbëlsirat. 

(Kosova Sot)