Keni probleme me lukthin pas festave, ne ju ofrojmë zgjidhjen natyrale - Shëndetësia - Kosova Sot
Keni probleme me lukthin pas festave, ne ju ofrojmë zgjidhjen natyrale

Keni probleme me lukthin pas festave, ne ju ofrojmë zgjidhjen natyrale

Gjatë festave të fundit, konsumojmë më shumë ushqime të yndyrshme, e dikush konsumon verë. Pastaj, disa ditë rresht ankohemi për pengesa në tretje. Problemet me lukthin janë disa nga arsyet kryesore përse njerëzit vizitojnë mjekun. Këto janë sëmundje të jetës moderne, që shkaktohen edhe nga stresi, e simptomat dallojnë varësisht nga personi. Problemi kryesor është fryrja, të vjellat, kapsllëku ose gjak në jashtëqitje. Ilaçi më i mirë për një gjendje si kjo, pos mjekut, është parandalimi. Mjekët sugjerojnë ushqim mesdhetar, sa më shumë peshk dhe vaj ulliri. ORIZ, ÇAJ, UTHULL MOLLE Orizi i zier është ilaçi më i mirë për barkun e shqetësuar, pasi është i pasur me fibra. Pos se heq aromën e keqe nga goja, çaji i mentës qetëson lukthin dhe zbut mundimet. Menta lehtëson kalimin e ushqimit në sistemin tretës. Mos harroni edhe se uthulla e mollës qetëson ngërçet. Përzieni një lugë uthull molle me një lugë mjaltë në një gotë ujë. 

(Kosova Sot)

8 orë e 52 minuta më parë
26/04/18