KËTO JANË DISA PRODHIME TË "SHËNDETSHME", QË NA E DËMTOJNË SHËNDETIN - Shëndetësia - Kosova Sot
KËTO JANË DISA PRODHIME TË "SHËNDETSHME", QË NA E DËMTOJNË SHËNDETIN

KËTO JANË DISA PRODHIME TË "SHËNDETSHME", QË NA E DËMTOJNË SHËNDETIN

Lëngjet e pemëve, që i blejmë nëpër shitore, nuk janë ashtu siç na i paraqesin. Jogurti me pemë nuk na ofron asnjë dobi, në fakt është bombë me sheqer. Hikërrori mund të ketë ndikim negativ në trup. Shikoni cilat janë ato prodhime të 'shëndetshme' , që na bëjnë më shumë dëm se dobi.

LËNGJET E PEMËVE SHTOJNË RREZIKUN NGA DIABETI

Lëngjet e blera të pemëve nuk janë aspak ashtu të shëndetshme siç na thonë. Ata mund të përmbajnë sasi të ulët të pemëve, por zakonisht përbëhen nga uji, aromat artificiale, ngjyrë dhe sheqer. Sasia e sheqerit në këto lëngje është e barabartë me sheqerin në 'Coca-Cola'. Por, duket se edhe lëngjet e shtrydhura nuk janë ide e mirë. Lëngjet e freskëta praktikisht vështirë t'i përmbajnë krejt vitaminat që gjenden në pemë. Lëngjet e freskëta nxitin rënien e sheqerit në gjak. Prandaj, konsumimi i tyre shkakton mbipeshë, diabet të tipit 2 apo edhe sëmundje kardiovaskluare.

JOGURTI I PEMËVE, RREZIK PËR MBIPESHË DHE SULM NË ZEMËR

Jogurti i pemëve, sidomos ai me përmbajtje të ulët me yndyrë, është shumë i dëmshëm për trupin e njeriut. Njerëzit duhet ta dinë: nuk trashemi nga yndyrat, por nga sheqeri. Prodhuesit janë gjithnjë e më të pasur me prodhimin e ushqimeve të 'shëndetshme' që përmbajnë pak yndyrë. Shkaku i pakësimit të yndyrave, ushqimet nuk kanë shije të mirë, shtohen kemikate, ëmbëltues artificialë dhe shumë sheqer. Jogurti me pemë nuk sjell asnjë dobi të vetme, në fakt është bombë me sheqer. Dëmton të gjitha sistemet e trupit tonë, sjell mbipeshën, diabetin dhe sulmin në zemër.

VAJI BIMOR, RREZIK PËR TUMOR

Qëkur njerëzit kanë filluar të shmangin yndyrat e ngopura, që kanë prejardhje nga shtazët (mishi, gjalpi), është shtuar edhe përdorimi i substancave të dëmshme në formë të yndyrës. Dëshmi është rritja e vajit të lulediellit, sojës dhe misrit. Pos kësaj, vajrat e tilla përmbajnë aminoacidet omega 6 që janë shkas për sëmundjet kronike, duke shkaktuar edhe tumoret malinje.

HIKËRRORI, RREZIK NGA DIARREJA

Hikërrori njihet sot si një nga prodhimet për dobësim midis njerëzve që bëjnë jetë të shëndetshme. Mirëpo, ky lloj i drithit mund të ketë edhe ndikim negativ në trup: shumë njerëz ndihen të plogësht, kanë dhimbje koke dhe u zvogëlohet aftësia për punë. Nëse konsumohet në sasi të madhe shkakton diarrenë, apo edhe të kundërtën - kapsllëkun.

GJOKSI I PULËS - HELMON

Filetë e gjoksit të pulës janë prodhim i shkëlqyeshëm dietal dhe shumica e bazojnë ushqimit në to. Mirëpo, mishi i bardhë i pulës nuk është edhe aq i shëndetshëm. Gjoksi i pulës së blerë është përplot me fosfate. Po ashtu, në këtë mish mund të hasen edhe materiale të dëmshme, si pesticide, që më pas e dëmtojnë mikroflorën e zorrës dhe shkaktojnë helmim.

(Kosova Sot)

2 orë e 28 minuta më parë
24/04/18