SHEGA - SUPERPEMA QË DUHET TA HANI ÇDO DITË - Shëndetësia - Kosova Sot
SHEGA - SUPERPEMA QĖ DUHET TA HANI ĒDO DITĖ

SHEGA - SUPERPEMA QĖ DUHET TA HANI ĒDO DITĖ

Shega është pemë e cila, krahas frutave të malit, nutricistët e konsiderojnë si superpemë. Pos se përmban sasi të madhe me vitamina C, shega përmban edhe disa lloje të vitaminave të grupit B, si dhe disa antioksidues. Shkaku i gjithë kësaj, ata që e konsumojnë rregullisht ju garantohet një sistem i fortë imun. Në 100 g shegë ka rreth 4 g fibra, e ata që hanë disa prej tyre në ditë, në organizëm sjellin 2 për qind të nevojave ditore për fibra. Kjo superpemë përmban edhe minerale si kalcium, kalium, bakër dhe mangan, si dhe vitamina K dhe folate. Nutricistët sugjerojnë të konsumohet në formë të freskët, megjithëse edhe lëngu i shtrydhur është i shëndetshëm. 

(Kosova Sot)

7 orë e 40 minuta më parë
20/01/18
aaaaaaaa