DIETA 10 PËR QIND - HUMBNI NË PESHË PËR TRI JAVË

  • 29 December 2017 - 08:37
DIETA 10 PËR QIND - HUMBNI NË PESHË PËR TRI JAVË

Dieta 10 për qind këshillohet që në secilin kilogram të masës trupore guxoni të merrni vetëm 25 kalori. Pra, nëse peshoni 60 kg, kjo është 1.500 kalori në ditë, me peshën prej 70 kg arrini në 1.750 kalori derisa me 80 kg duhet/mund të konsumoni 2.000 kalori. Marrë parasysh faktin se si nutricistët na kanë mësuar se mesatarisht na nevojiten rreth 2.000 kalori për çdo ditë, është e qartë se këtu bëhet fjalë për më pa kalori - e për fat jo aq mënyrë agresive siç sugjerojnë dietat tjera. Ka dietë që lejojnë vetëm 1000 - 1200 kalori në ditë. Kjo edhe nuk është dietën, është vuajtje urie, e kjo paraqet rrezik për shëndetin.

DIETA 10 PËR QIND - USHQIMI

Dieta 10 për qind aplikohet për tri javë. Në të parën dhe të dytën sasia dhe llojet e ushqimeve janë striktë të shkruara, derisa në të tretën hani sikurse në të parën. Nuk ka më shumë kufizime pastaj për 25 kalori për një kilogram! Ja çfarë guxoni të hani në javën e parë të dietës - ushqimi:

Dita 1 - vetëm perime. I përgatisni sipas zgjedhjes tuaj, të ziera, në avull, sallatë. Mund të hani sallatë patatesh, ose fasule, dhe ngjashëm, por krejt me vaj ulliri vetëm.

Dita 2 - mish të zier: mund të hani edhe peshk, e kujtoni se ka mish me pak dhe shumë kalori. Mishi I pulës dhe gjeldetit janë opsioni më i mirë, pa lëkurë. Pranohet edhe proshutë në sasi të moderuar. E ziera është më e mirë se e pjekura apo e fërguara.

Dita 3 - oriz dhe kërpudha: me gjasë nuk tingëllon shijshëm, por më e lehtë është nëse diçka erë- zoni me vaj ulliri, piper dhe pak kripë. Lejohen edhe erëzat.

Dita 4 - dita e qumështit: djathë, jogurt, e jogurti I lëngshëm është I mirë sepse mbush lukthin. Shmangni jogurtët e pemëve, janë plot sheqer! Djathi më i mirë është ai I freskët i skremuar.

Dita 5 - vezë: ushqim I thjeshtë, të gatuar shpejtë. Shmangni ushqimin e fërguar dhe përcaktohuni për vezë të ziera.

Dita 6 - pemë: pemë të freskëta ose të ziera, komposto pa sheqer, sallatë me pemë, fruta me lëvozhgë të fortë.

Dita 7 - mish: shikoni këshillën e ditës së dytë. Tani për tani nuk duket edhe aq e thjeshtë, apo jo? Për fat mund të duroni edhe ashtu bëhet fjalë për një javë. Për dallim nga java e parë, java e dytë lejon disa kombinime.

Ja menyja për javën e dytë 10 për qind:

Dita 1 - mish dhe perime (por jo me patate, oriz dhe bishtaja)

Dita 2 - përsëri vetëm mish dhe perime

Dita 3 - oriz me perime: përsëri oriz! Mos u zemëroni, por konsiderojeni si mundësi ta shijoni ushqimin kinez.

Dita 4 - prodhime qumështi me perime

Dita 5 - vezë me perime dhe jogurt

Dita 6 - pemë: përsëri pemë, por nëse kanë pak kalori mund të hani pa kufij

Dita 7 - mish me perime (por jo me patate, oriz dhe bishtaja) Kjo java e dytë me siguri se është më e lehtë për ta aplikuar, e më pas vjen edhe java e tretë në të cilën (sikurse edhe në javën e parë) ndaloh

et përzierja e grupeve të ndryshme të ushqimeve, por së paku sasia nuk është e kufizuar. Mos hani bukë, e mishin mos e përzieni me bishtaja, patate dhe oriz. 

(Kosova Sot)