Dieta me ujë: Hani pemë e perime dhe humbeni gjysmë kilogrami çdo ditë

  • 02 August 2015 - 18:12
Dieta me ujë: Hani pemë e perime dhe humbeni gjysmë kilogrami çdo ditë

Me ndihmën e dietës me ujë mund të humbni deri në gjysmë kilogrami në ditë. Mirëpo, kjo dietë mund të aplikohet çdo të dytën ditë dhe atë jo në një periudhë të gjatë kohore, por përkohësisht. Në fakt, një mënyrë e tillë është sugjeruar një herë në javë

Kafjalli

Një gotë të madhe me ujë, çaj apo edhe lëng natyral. Pemë dhe lëngje mund të hani dhe të pini sa të mundeni.

Gjatë kohës së paradites

Një gotë të madhe me ujë, çaj ose lëng natyral. Disa pemë, sipas mundësive kombinoni sa më shumë lloje. Varësisht nga mosha juaj, më së shumti ujë përmbajnë – vjeshtë/dimër: rrushi dhe agrumet dhe pranverë/verë: pjepri dhe shalqiri.

Dreka

Një gotë të madhe me ujë para ushqimit dhe çaj pas tij. Menyja përbëhet prej perimeve të papërpunuara për sallatë, në sasi sipas dëshirës, duke shtuar uthull, vaj, limon dhe erëza sipas dëshirës. Sallatës mund t’i shtoni edhe ullinj. Mund të hani cilindo lloj të perimeve të papërpunuara dhe perimet e konservuara: shpargujt, artiçokë, selino, sallatë të gjelbër, karota, speca, tranguj, qepë, misër, sojë, domate.

Zamra

Një gotë të madhe me ujë, çaj apo lëng natyral. Një gotë qumësht apo jogurt, si dhe 30 gramë djathë dhe një pemë.

Darka

Pini një gotë të madhe me ujë para darkës dhe një gotë çaj pas darkës. Darka mund të përbëhet nga: 100 gramë mish pule apo 150 gramë eshk skumbri, apo një vezë me pemë dhe perime.

Kujdes: Dietën nuk guxoni ta aplikoni gjatë gjithë javës, sepse do të nxitni çekuilibrin e materieve në organizëm. Mund ta aplikoni çdo të dytën ditë dhe jo për një kohë të gjatë. 

Me rëndësi: Pini së paku tetë gota ujë në ditë, e ushqimi duhet të jetë i pasur me ujë, si pemë dhe perime. 

(Kosova Sot)