Krejt çfarë ju duhet këtë dimër është bima që shëron të gjitha sëmundjet - Shëndetësia - Kosova Sot
Krejt ēfarė ju duhet kėtė dimėr ėshtė bima qė shėron tė gjitha sėmundjet

Krejt ēfarė ju duhet kėtė dimėr ėshtė bima qė shėron tė gjitha sėmundjet

Shumë shëruese, sidomos aktuale gjatë dimrit, ndihmon te lloje të ndryshme të sëmundjeve - nga ftohjet e deri te hemorroidet. Shtogu përdoret që moti dhe gjithmonë ka përmbajtur veti shëruese. Përdoret te plagët, të djegurat por edhe si ilaç kundër ftohjeve. Në mjekësinë popullore, shtogu dhe çaji prej saj janë përdorur për shërimin e sëmundjeve të caktuara te femrat, midis tjerash edhe për ciklin jo të rregullt menstrual, inflamacionet e vezoreve dhe sëmundjet më të buta të mitrës.

Çaj - një lugë shtog i përzieni me ujë të vluar dhe e lini të qëndrojë për 10 minuta, më pas mund ta procedoni. Nuk preferohen më shumë se dy gota në ditë.

Problemet me tretje - në një shishe të zbrazët lini gjethet e prera dhe lulet e shtogut dhe i mbuloni me raki. Duhet të qëndrojnë për tre javë në diell, e më pas procedoni. Pini një lugë në mëngjes dhe një në mbrëmje për t'u shëruar nga problemet me tretjen.

Krem kundër hemorroideve - 50 gr shtog dhe 50 gr gjethe delli i përzieni me gjysmë kg yndyrë të derrit dhe në zjarr të lehtë i vloni për 10 minuta. I lini gjatë natës, në mëngjes i ngrohni, i procedoni në kavanoz. Kremin ta ruani në vend të errët.  

(Kosova Sot)

5 orë e 58 minuta më parë
21/01/18
aaaaaaaa