Lëvorja e mollës, pjesa më e shëndetshme e saj

  • 02 August 2015 - 18:18
Lëvorja e mollës, pjesa më e shëndetshme e saj

Në lëvoren e mollës gjenden përgjysmë më shumë fibra sesa në gjithë frytin në përgjithësi. Një mollë e madhësisë mesatare organizmit i ofron 9 miligramë vitamina C, vitamina A dhe rreth 200 gramë kalium. Me largimin e lëvores së mollës, humbni përafërsisht një të tretën e vlerave ushqyese të mollës. Ndoshta edhe nuk e keni ditur, por lëvorja e mollës ka katër herë më shumë vitamina K sesa pjesa e brendshme e saj. Vitamina K, e cila po ashtu ndodhet edhe në mish, pastaj edhe në spinaq dhe në perimet e gjelbra, ndihmon në ndalimin e formimit të droçkave në gjak, e po asht ndihmon edhe në shërimin më të shpejtë të plagëve, parandalon aktivizimin e qelizave të kancerit, si dhe kujdeset për shëndetin e eshtrave. Kuercetina është pigment bimor nga grupi i flavonoideve, i njohur për nga efekti antioksidues kundër inflamacioneve, që po ashtu ndodhet në lëvoren e mollës. Në shumë studime është vërtetuar që konsumimi i mollës ndikon në përmirësimin e punës së mushkërive, lehtëson frymëmarrjen dhe mbron mushkëritë prej irritimeve. Kuercetina po ashtu përmendet edhe si përbërës që në masë të madhe përmirëson memorien dhe punën e trurit në përgjithësi.  

(Kosova Sot)