6 LËNGJET MË TË MIRA PËR SISTEM TË FORTË IMUN

  • 30 December 2017 - 08:52
6 LËNGJET MË TË MIRA PËR SISTEM TË FORTË IMUN

LËNGU NGA DOMATET DHE KAROTAT

Image

Një nga kombinimet më të mira, domatet dhe karotat, do t'ju gëzojnë me përzierjen e dy aromave. Është një nga recetat më të mira për forcimin e sistemit imun, përmbajnë antioksidues, vitamina C dhe vitamina A. Ky lëng ndihmon me formimin e rruazave të bardha të gjakut, forcon lëkurën dhe parandalon depërtimin e patogjeneve Përbërësit: 1 domate 1 portokall 1 mollë 4 karota Përgatitja: Të gjithë përbërësit e këtij lëngu për imunitet të fortë i shtrydhni nëse ju pëlqen lëngu ose i copëtoni dhe i vendosni në blender, i përzieni derisa të fitoni "smoothie". Ky kombinim është mënyra më e mirë që të kthjelleni që në mëngjes. 

LËNGU NGA XHENXHEFILI DHE HUDHRA

Image

Përbërësit magjik të xhenxhefilit dhe hudhrës që moti njihen si luftues kundër infeksioneve. Një studim në Harvard e ka konfirmuar se konsumimi i hudhrës në sasi më të shtuar e ul rrezikun nga kanceri. Hudhra ul kolesterolion dhe shtypjen e gjakut. Edhe xhenxhefili ofron shumë kundër mikrobeve, inflamacioneve dhe alergjive. Përbërësit: 2 panxharë 1 mollë 1 portokall 2 thelpinj të hudhrës ¼ e rrënjës së xhenxhefilit Përgatitja: Të gjithë përbërësit i shtrydhni në blender. Sipas dëshirës mund t'i shtoni akull dhe e konsumoni.

LËNGU NGA PANXHARI

Image

Panxhari te shumica e njerëzve nuk është edhe perime më e preferuar. Mirëpo, nëse do ta konsumoni më shumë do ta forconi sistemin imun dhe do të parandaloni shfaqjen e sëmundjeve kronike. Kjo falë vitaminave, mineraleve de antioksiduesve me të cilët është e pasur. Shtrydhni lëngun për imunitet nga këta përbërës: 1 mollë 1 karotë 3 cm xhenxhefil 1 panxhar Mentë të freskët 1 rriskë limon sipas dëshirës. Lëngjet i përzieni dhe lëngun e konsumoni të freskët.

LËNGU NGA SHALQIRI DHE FARAT ÇIA

Image

Asgjë nuk freskon më mirë se shalqiri. E çfarë mendoni për kombinimin e shalqirit me farat çia? Kjo pije e shijshme është më shumë se kënaqësi për secilën shqisë. E hidraton organizmin, e shalqiri është i pasur me vitamina A, C dhe B6, që funksionojnë në forcimin e sistemit imun. Përbërësit: 6 rriska shalqi ½ e gotës gjethe të mentës 2 lugë lëng limeje 1 lugë fara çia Përgatitja: Përzieni shalqirin, mentën dhe lëngun e limesë. Nga sipër hidhni fara çia dhe e shërbeni të ftohtë.

LËNGU I GJELBËR

Image

Nëse jeni nga ata që pranoni vetëm lëngun nga pemët atëherë është koha që të ndryshoni diçka të re. Lëngu i gjelbër nga perimet është burim për nutriente që garanton sistem të fortë imun. Shtrydhni përbërësit: 2 shkopinj selino 4 gjethe sallatë të gjelbër 2 gjethe lakër jeshile 1 sasi spinaq 1 mollë të gjelbër ½ e trangullit ½ e limonit të qëruar ¼ e xhenxhefilit Lëngjet e shtrydhura i përzieni me përbërësit dhe e konsumoni lëngun. 

LËNGU NGA MOLLËT DHE KAROTAT

Image

Jo vetëm se një mollë në ditë largon sëmundjet por edhe më shumë vepron nëse e kombinoni me karotën. Fibrat nga molla mund të ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës. Ndihmojnë edhe në forcimin e sistemit imun. Karota është e pasur me karotenoide si dhe vitamina A, parandalojnë degjenerimin makular dhe kancerin. Përbërësit: 4 karota 1 mollë 1 dardhë ¼ e rrënjë xhenxhefili Përgatitja: Zgjidhni nëse përbërësit i shtrydhni apo i copëtoni dhe i hidhni në blender dhe do të fitoni një lëng të shijshëm.

(Kosova Sot)