Ja si t'i zhbllokoni sinuset për 30 sekonda - Shëndetësia - Kosova Sot
Ja si t

Ja si t'i zhbllokoni sinuset për 30 sekonda

Ky është një hap shumë i lehtë dhe efikas për relaksimin e sinuseve dhe do të zgjidhni problemin e mukozës së grumbulluar pa ilaçe konvencionale. Të gjithëve ju ndodh të zgjohen nga gjumi me hundë të bllokuar, sidomos gjatë sezonit të alergjive. Prandaj, ju sjellim mënyrën si t'i lironi kanalet dhe t'i zhbllokoni sinuset. Do të ishte mirë po ashtu që në ushqimin tuaj të përfshini ushqimin pikant dhe të erëzuar sepse ndikon kundër kësaj gjendjes. Ja t'i zhbllokoni sinuset: Hapi i parë: - vendosni gjuhën në qiellzë dhe mbajeni mirë, bëni një lëvizje thuajse po dëshironi të tërhiqni gjuhën në fyt, por shkaku i presionit qëndron në qiellzë. Hapi i dytë: - gishtin e madh ta vendosni në pikën që gjendet midis vetullave. Hapi i tretë: - me gisht bëni presion pikës midis vetullave. Presioni duhet të jetë i fortë, njëkohësisht ta bëni lëvizjen me gjuhë, krejt këtë për 30 sekonda. Hunda duhet të rrjedhë dhe sinuset të zhbllokohen. 

(Kosova Sot)

1 orë e 0 minuta më parë
27/04/18